Telegrafi.com - Lajme
Banka Ekonomike
Ipko
 
   

PDK premton integrimin e Mitrovicës

Kandidati i PDK së për kryetar të komunës së Mitrovicës, Avni Kastrati, ka hapur fushatën elektorale për garën e balotazhit, gjatë një konference me gazetarë. Ai me këtë rast i ka bërë apel kundër kandidatit të tij nga koalicioni AKR-LDD, Nexhmedin Spahiu të ndërpresë, siç u shpreh ai, zhargonin ofendues.

Kastrati tha se zhargoni ofendues nuk është në të mirë të qytetit të Mitrovicës, i cili ka ndjeshmërinë dhe specifikat e veta.

Duke folur rreth fushatës para balotazhit, Kastrati ka thënë se do të fokusohet te pjesa e zhvillimit ekonomik e programit të tij, pasi në rundin e dytë vëmendje më të madhe i ka kushtuar pjesës që ka të bëjë me integrimin e qytetit.

Kryetari i Degës së PDK së në Mitrovicë, Ahmet Tmava, tha se kundër kandidati i tyre Nexhmedin Spahiu po përdor fjalor ofendues për shkak të rezultatit të tij në rundin e parë, duke shtuar se humbja në zgjedhje duhet të pranohet si normale. Duke folur rreth koalicioneve parazgjedhore, Tmava ka thënë se përkrahje kanë marrë nga Partia e Drejtësisë dhe Partia Demokratike Turke. /rtv21/

Postuar: 15:45 / 6.12.2009 | RSS
ProCredit Bank
Marketing
TEB Bank
Raiffeisen Bank
 
 
VIP
8:52 / 1.08.2010
Joe McElderry, Foto: Getty Images

McElderry: Jam homoseksual

Këngëtari britanik Joe McElderry ka dalë në shesh për të pranuar homoseksualitetin e tij, pas spekulimeve të shumta nëp...
Teknologji
9:16 / 31.07.2010

BlackBerry me tablet gjatë muajit nëntor?

Thashehemet se kompania BlackBerry do të dal në treg me një kompjuter tablet kanë fituar një popullaritet të madh, ndërs...
Ekonomi
14:59 / 31.07.2010

ATK-së 265 milionë euro borxhe

Borxhet e kompanive të ndryshme ndaj Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), ende janë të mëdha. Ato sipas statistikave...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2010 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Ilaz Kodra QT Nr.10, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.