PDK premton integrimin e Mitrovicës
Kandidati i PDK së për kryetar të komunës së Mitrovicës, Avni Kastrati, ka hapur fushatën elektorale për garën e balotazhit, gjatë një konference me gazetarë. Ai me këtë rast i ka bërë apel kundër kandidatit të tij nga koalicioni AKR-LDD, Nexhmedin Spahiu të ndërpresë, siç u shpreh ai, zhargonin ofendues. Kastrati tha se zhargoni ofendues nuk është në të mirë të qytetit të Mitrovicës, i cili ka ndjeshmërinë dhe specifikat e veta.
Duke folur rreth fushatës para balotazhit, Kastrati ka thënë se do të fokusohet te pjesa e zhvillimit ekonomik e programit të tij, pasi në rundin e dytë vëmendje më të madhe i ka kushtuar pjesës që ka të bëjë me integrimin e qytetit.
Kryetari i Degës së PDK së në Mitrovicë, Ahmet Tmava, tha se kundër kandidati i tyre Nexhmedin Spahiu po përdor fjalor ofendues për shkak të rezultatit të tij në rundin e parë, duke shtuar se humbja në zgjedhje duhet të pranohet si normale. Duke folur rreth koalicioneve parazgjedhore, Tmava ka thënë se përkrahje kanë marrë nga Partia e Drejtësisë dhe Partia Demokratike Turke. /rtv21/
Postuar: 15:45 / 6.12.2009 | RSS
Dërgo një koment
Telegrafi.com
Stafi
Komentet që përmbajnë fyerje, urrejtje racore, fetare dhe kombëtare, si edhe çdo lloj jotolerance, nuk do të publikohen. Telegrafi.com po ashtu mban të drejtën e fshirjes së komenteve që nuk i përmbahen temës së artikullit, janë tendencioze ndaj personave të caktuar, ose përdoren për promovimin e ueb-faqeve të tjera.
Mendimet e paraqitura në komente janë mendime private të autorëve të komenteve dhe nuk përfaqësojnë pikëpamjet e Redaksisë së portalit Telegrafi.com.
Ju lusim që të keni kujdes për rregullsinë gramatikore dhe drejtshkrimore të komenteve që i dërgoni.
Ju faleminderit për mirëkuptim!
|
|