Telegrafi.com - Lajme
Banka Ekonomike
Ipko
 
   

Kush do ta mbrojë Nazim Bllacën?

Përfaqësues të EULEX-it dhe ata të strukturave të avokatëve të vendit nuk kanë dashur të komentojnë se kush do të jetë përgjegjës për caktimin e avokatit mbrojtës të Nazim Bllacës. Ndërkohë, Bllaca kishte paralajmëruar mundësinë e angazhimit të një avokati ndërkombëtar.

Ajo që dihet është se Nazim Bllaca privatisht ende nuk ka caktuar avokat. Konform ligjit, gjyqtari ia kishte caktuar avokatin në ditën kur atij i ishte caktuar masa e arrestit shtëpiak. Avokati Haxhi Millaku, ndërkohë, kishte deklaruar se nuk do të jetë më pjesë e këtij rasti.

Kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës, Musa Dragusha, tha se caktimi i avokatit mbrojtës duhet të bëhet nga autoriteti, i cili po e trajton rastin. “I vetmi që ka autorizime për ta përcaktuar një avokat, është autoriteti, i cili e zbaton procedurën sipas ligjit”.

EULEX-i bën të ditur se, aktualisht, Prokuroria Speciale në bashkëpunim me Policinë, po i zhvillojnë hetimet për këtë rast. Mirëpo, caktimi i avokatit mbrojtës të Bllacës, sipas zyrtarëve të EULEX-it, nuk hyn në kuadër të mandatit të këtij misioni.

Kryetarja e Asamblesë së Gjykatësve të EULEX-it, Maria Giuliana Civinini, tha: “EULEX-i nuk ka avokatë ndërkombëtarë që ushtrojnë detyrën e avokatit. Ne nuk mund të caktojmë me këshillin mbrojtës, një mbrojtës për këtë. Kjo është tërësisht jashtë mandatit tonë”.

Ndërkohë, Nazim Bllaca kishte paralajmëruar se po i shqyrtonte mundësitë për angazhimin e një avokati ndërkombëtar. Këtë opsion, sipas kryetarit të Odës së Avokatëve të Kosovës, Musa Dragusha, nuk e përjashton ligji në fuqi. “Kur kemi parasysh kërkesat e të pandehurit për një avokat nga shteti tjetër, ai mund ta realizojë këtë kërkesë”, u shpreh Dragusha.

Që nga 1 dhjetori, Nazim Bllacës i është caktuar arresti shtëpiak prej 30 ditësh – masë, të cilën ia kishte caktuar gjykatësi i EULEX-it, Francesco Flori. /Radio Evropa e Lirë/

Postuar: 17:19 / 6.12.2009 | RSS
Nazim Bllaca
Nazim Bllaca
ProCredit Bank
Marketing
TEB Bank
Raiffeisen Bank
 
 
VIP
8:52 / 1.08.2010
Joe McElderry, Foto: Getty Images

McElderry: Jam homoseksual

Këngëtari britanik Joe McElderry ka dalë në shesh për të pranuar homoseksualitetin e tij, pas spekulimeve të shumta nëp...
Teknologji
9:16 / 31.07.2010

BlackBerry me tablet gjatë muajit nëntor?

Thashehemet se kompania BlackBerry do të dal në treg me një kompjuter tablet kanë fituar një popullaritet të madh, ndërs...
Ekonomi
14:59 / 31.07.2010

ATK-së 265 milionë euro borxhe

Borxhet e kompanive të ndryshme ndaj Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), ende janë të mëdha. Ato sipas statistikave...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2010 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Ilaz Kodra QT Nr.10, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.