Telegrafi.com - Lajme
Banka Ekonomike
Ipko
 
   

Sejdiu: Zgjedhjet, kapërcim i një sprove të madhe

Presidenti Fatmir Sejdiu u ka dërguar qytetarëve të vendit një mesazh me rastin e zgjedhjeve në balotazh të 13 dhjetorit – ku ndër të tjera u bën thirrje atyre të dalin në vendvotime dhe të përcaktojnë se kush do t’iu prijë në katër vjetët e ardhshme në komunën e tyre.

Këto zgjedhje, sipas presidentit Sejdiu, janë të rëndësisë së veçantë për Republikën e Kosovës, sepse janë organizuar nga institucionet vendëse, me monitorim dhe përkrahje ndërkombëtare.

“Më 15 nëntor, Kosova ka kapërcyer në mënyrë të suksesshme një sprovë të madhe dhe kjo është meritë e të gjithë atyre që ishin të përfshirë në këtë proces – e qytetarëve pa dallime etnie, e subjekteve politike dhe e institucioneve të tjera, të cilat punuan për përgatitjen dhe mbarëvajtjen e zgjedhjeve të para lokale në shtetin tonë sovran dhe të pavarur”.

Këto zgjedhje – sipas presidentit Sejdiu – kanë forcuar imazhin e mirë të proceseve elektorale të organizuara pas luftës në Kosovë, si dhe kanë ridëshmuar vizionin e Kosovës për artikulimin e vlerave më të larta demokratike.

“Ndaj, si president i vendit, ju ftoj që edhe këtë të diel të dilni në vendvotime dhe të përcaktoni me votën tuaj se kush do t’ju prijë në katër vjetët e ardhshme në komunën tuaj. Duke votuar ju ndikoni drejtpërdrejt në cilësinë e qeverisjes së mirë dhe të jetës në komunën tuaj!”, përfundon mesazhi i presidentit. /Telegrafi/

Postuar: 14:52 / 11.12.2009 | RSS
ProCredit Bank
Marketing
TEB Bank
Raiffeisen Bank
 
 
VIP
8:52 / 1.08.2010
Joe McElderry, Foto: Getty Images

McElderry: Jam homoseksual

Këngëtari britanik Joe McElderry ka dalë në shesh për të pranuar homoseksualitetin e tij, pas spekulimeve të shumta nëp...
Teknologji
9:16 / 31.07.2010

BlackBerry me tablet gjatë muajit nëntor?

Thashehemet se kompania BlackBerry do të dal në treg me një kompjuter tablet kanë fituar një popullaritet të madh, ndërs...
Ekonomi
14:59 / 31.07.2010

ATK-së 265 milionë euro borxhe

Borxhet e kompanive të ndryshme ndaj Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), ende janë të mëdha. Ato sipas statistikave...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2010 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Ilaz Kodra QT Nr.10, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.