| |
|
Fuqizim bashkëpunimi Kosovë-Gjermani
Ministri i Jashtëm i Kosovës, Skender Hyseni, të premten ka qëndruar në Berlin, ku është pritur nga homologu i tij gjerman, Guido Westerwelle. Gjatë takimit, dy ministrat kanë biseduar për çështje të cilat kanë pasur në epiqendër Kosovën dhe ecurinë e saj në dy vitet e para të shpalljes së pavarësisë.Ministri Hyseni ka shprehur besimin se Gjermania do të vazhdojë ta përkrahë Kosovën, ashtu sikurse ka bërë edhe deri më tani. Temë e bisedës ishte edhe forcimi i mëtejmë i marrëdhënieve bilaterale mes dy vendeve, për çka dy ministrat e jashtëm të të dy vendeve u pajtuan me konstatimin se marrëdhëniet mes Republikës Federale të Gjermanisë dhe Republikës së Kosovës janë të shkëlqyera.
Duke u ndalur në këtë temë, ministrat Hyseni dhe Westerwelle u pajtuan në domosdoshmërinë e fuqizimit të partneritetit strategjik me Gjermaninë në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë.
Hyseni siguroi ministrin Westerwelle se Kosova është e përkushtuar në udhën e saj drejt proceseve integruese dhe se e ardhmja e Kosovës është integrimi në BE, NATO dhe sigurisht anëtarësimi në OKB.
Temë e posaçme e takimit ishte edhe prezantimi që Kosova pati në dy javët e fundit në procesin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, për çka ministri Hyseni e njohu ministrin Westerwelle me ecurinë e zhvillimeve në dy javët që Kosova mbrojti legjitimitetin e shpalljes së pavarësisë në GJND. Në këtë kuadër, ministri Hyseni ripërsëriti qëndrimin e njohur se, Kosova është shtet i pavarur dhe sovran dhe kështu do të vazhdojë të jetë gjithmonë. /Telegrafi/
Postuar: 22:06 / 11.12.2009 | RSS |
|
|
 |
|
Nexhmedin Saqipi, Bujanoc |
|
|