Mesazh i Ipeshkvit të Kosovës për Krishtlindje
Ipeshkvi i Kosovës Imzot Dodë Gjergji, me rastin e Krishtlindjeve, u ka përcjellë një mesazh urimi meshtarëve, rregulltarëve dhe rregulltarëve, besimtarëve katolikë, si dhe të gjithë njerëzve vullnetmirë për të shprehur falënderimet e tij për gjithë dashurinë dhe mbështetjen e tyre gjatë këtij viti. Me rastin e Krishtlindjeve katolike, Ipeshkvi i Kosovës Imzot Dodë Gjergji të enjten, më 24 dhjetor do të organizojë një pritje solemne për personalitete të ndryshme vendore dhe ndërkombëtare që veprojnë e punojnë në Republikën e Kosovës, në Rezidencën e re Ipeshkvnore (pranë katedrales "Nënë Tereza").
Sipas Zyrës së Ipeshkvisë së Kosovës, po atë ditë, më 24 dhjetor, në mesnatë (në orën 24.00) do të mbahet Mesha e Shenjtë në Kishën e Shën Ndout (në Ulpianë, Prishtine), të udhëhequr nga Ipeshkvi i Kosovës, Imzot Dodë Gjergji.
Postuar: 13:00 / 21.12.2009 |
RSS