Telegrafi.com - Lajme
Banka Ekonomike
Ipko
 
   

Sejdiu: Do të vijë koha kur Tadiq do të ftohet në Kosovë

Presidenti i Serbisë, Boris Tadiq nuk do të ftohet në një takim joformal të presidentëve të rajonit që do të organizojë presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu në janar të vitit të ardhshëm. Lajmin e ka konfirmuar vetë presidenti Sejdiu në konferencën e fundvitit me gazetarë.

Ai tha se homologët e tij nga Shqipëria, Maqedonia dhe Mali i Zi do të jenë pjesëmarrës në takimin që pritet të mbahet në Prizren, për të diskutuar thellimin e bashkëpunimit rajonal.

Presidenti kosovar tha se nuk mund ta ftonte presidentin e Serbisë, Tadiq përderisa ai vazhdon të punojë kundër pavarësisë së Kosovës.

“S’do ta ftoj për të bërë lojë. Një njeri që me gjithë energjinë e vet shprehet kundër pavarësisë së Kosovës, bën fushatë me hovin më të madh në të gjitha kancelaritë botërore për të penguar njohjet e mëtejshme. Unë mendoj se qëndrimi ynë themelor është që nesër figurativisht të kemi raporte të mira me Republikën e Serbisë. Ne edhe sot jemi të gatshëm, por jo për lojë, absolutisht”, tha Sejdiu.

Por, sipas presidentit Sejdiu, do të vijë koha kur Tadiq do të ftohet, “mbase edhe do të ftohemi’, tha ai. “Ne jemi absolutisht gjithmonë të gatshëm që të investojmë për raporte të mira ndërshtetërore, por jo kurrë asnjëherë, asnjëherë, asnjëherë e theksoj fuqishëm të bisedohet për tema çfarë ata tani t’i vejnë për ri-negocim apo çështje të reja të statusit të Kosovës”, tha presidenti Sejdiu. /BBC/

Postuar: 17:06 / 28.12.2009 | RSS
Foto: Getty Images
Foto: Getty Images
ProCredit Bank
Marketing
TEB Bank
Raiffeisen Bank
 
 
VIP
8:52 / 1.08.2010
Joe McElderry, Foto: Getty Images

McElderry: Jam homoseksual

Këngëtari britanik Joe McElderry ka dalë në shesh për të pranuar homoseksualitetin e tij, pas spekulimeve të shumta nëp...
Teknologji
9:16 / 31.07.2010

BlackBerry me tablet gjatë muajit nëntor?

Thashehemet se kompania BlackBerry do të dal në treg me një kompjuter tablet kanë fituar një popullaritet të madh, ndërs...
Ekonomi
14:59 / 31.07.2010

ATK-së 265 milionë euro borxhe

Borxhet e kompanive të ndryshme ndaj Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), ende janë të mëdha. Ato sipas statistikave...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2010 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Ilaz Kodra QT Nr.10, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.