Thaçi: Nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaci ka përjashtuar mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme në vitin 2010. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Thaçi ka deklaruar se Kosova ka shumë sfida përpara dhe nuk ka kohë për t’u marrë me “eksperimente” të reja. “Në 2010-ën do të ketë institucione shumë të qëndrueshme, përkushtim për të luftuar korrupsionin dhe krimin, sfidën e veriut të Mitrovicës, do të kemi njohje të reja, prandaj askush nuk ka ndërmend të merret me eksperimente të reja”, ka pohuar Thaçi, duke bërë të ditur se vitin e ardhshëm do të ketë freskim të kabinetit të tij qeveritar.
“Ndryshime ndodhin çdo ditë, por këtë herë ndryshimi do të jetë paksa më i gjerë, më kualitativ dhe më gjithëpërfshirës me personalitete me ndikim në opinionin publik. Por Kosova edhe në 2010 do dëshmojë kulturen e vetë politike”, ka thënë Thaçi.
Më tej kreu i qeverisë kosovare ka vlerësuar punën e institucioneve të Kosovës, procesin e zgjedhjeve lokale, si dhe ka rikonfirmuar politikën e kabinetit të tij për afrimin sa më të shpejt të Kosovës me Evropën. /TCH/VoA/Telegrafi/
Postuar: 19:03 / 28.12.2009 | RSS
Dërgo një koment
Telegrafi.com
Stafi
Komentet që përmbajnë fyerje, urrejtje racore, fetare dhe kombëtare, si edhe çdo lloj jotolerance, nuk do të publikohen. Telegrafi.com po ashtu mban të drejtën e fshirjes së komenteve që nuk i përmbahen temës së artikullit, janë tendencioze ndaj personave të caktuar, ose përdoren për promovimin e ueb-faqeve të tjera.
Mendimet e paraqitura në komente janë mendime private të autorëve të komenteve dhe nuk përfaqësojnë pikëpamjet e Redaksisë së portalit Telegrafi.com.
Ju lusim që të keni kujdes për rregullsinë gramatikore dhe drejtshkrimore të komenteve që i dërgoni.
Ju faleminderit për mirëkuptim!
|
|