Telegrafi.com - Lajme
Banka Ekonomike
Ipko
 
   

Mesic: Serbia e ngarkuar me mitin e Kosovës

Presidenti i Kroacisë, Stipe Mesic ka vlerësuar se politika në Serbi është e ngarkuar me mitin e Kosovës, dhe ka shtuar se Serbia nuk duhet ta njohë Kosovën nëse nuk dëshiron ta bëjë një gjë të tillë. Mirëpo, ai ka shtuar se Serbia duhet të bashkëpunojë me Kosovën...

Në një intervistë për Radio Kroacinë, Mesic ka thënë se Kroacia do t’ju ndihmojë të gjithë fqinjëve të saj që të orientohen në drejtim të hapjes së kufijve të BE-së.

“Rajoni ynë duhet të bashkëpunojë”, ka thënë Mesic, duke kujtuar shembullin e Gjermanisë Perëndimore, e cila nuk e kishte njohur Gjermaninë Lindore, por megjithatë këto dy shtete kishin bashkëpunuar – dhe sipas tij, kështu duhet të ngjajë edhe me Kosovën.

Duke konstatuar se Kosova ka qenë pjesë konstituive e ish-RSFJ-së, Mesic ka thënë se pas shpërbërjes së federatës është dashur të përcaktohet statusi i ri i Kosovës.

Duke pohuar se Milosevic në Kosovë ka zbatuar politikë gjenocidi, Mesic ka thënë se pas rrëzimit të tij nga pushteti janë zhvilluar negociatat për statusin e Kosovës, mirëpo Serbia – sipas tij – nuk kishte pasur kapacitete për të vendosur pushtetin e saj, e as për t’i vazhduar bisedimet.

Kreu në largim i shtetit kroat po ashtu ka thënë se, Kroacia e ka ndjerë si obligim të deklarohet në GJND, ndërsa ka shtuar se vizita e tij në Kosovë nuk është asnjë lloj provokimi, por vizitë në kuadër të së cilës do të takohet me presidentin e shtetit të Kosovës, Fatmir Sejdiu, dhe presidentë të tjerë të rajonit – si dhe do t’i vizitojë trupat kroate të stacionuara në Kosovë. /Telegrafi/

Postuar: 1:22 / 29.12.2009 | RSS
Presidenti i Kroacisë, Stipe Mesic. Foto: Seebiz
Presidenti i Kroacisë, Stipe Mesic. Foto: Seebiz
ProCredit Bank
Marketing
TEB Bank
Raiffeisen Bank
 
 
VIP
8:52 / 1.08.2010
Joe McElderry, Foto: Getty Images

McElderry: Jam homoseksual

Këngëtari britanik Joe McElderry ka dalë në shesh për të pranuar homoseksualitetin e tij, pas spekulimeve të shumta nëp...
Teknologji
9:16 / 31.07.2010

BlackBerry me tablet gjatë muajit nëntor?

Thashehemet se kompania BlackBerry do të dal në treg me një kompjuter tablet kanë fituar një popullaritet të madh, ndërs...
Ekonomi
14:59 / 31.07.2010

ATK-së 265 milionë euro borxhe

Borxhet e kompanive të ndryshme ndaj Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), ende janë të mëdha. Ato sipas statistikave...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2010 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Ilaz Kodra QT Nr.10, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.