Kryeprokurori i Kroacisë viziton Kosovën
Kryeprokurori i Kroacisë, Mladen Bajic, do të jetë pjesë e delegacionit kroat, i cili do të kryesohet nga presidenti Stjepan Mesic, që do ta vizitojnë Republikën e Kosovës më 8 janar 2010. Kryeprokurori Bajic do të pritet nga kryeprokurori i Republikës së Kosovës, Hilmi Zhitia, më 8 janar 2010.
Gjatë kësaj vizite pritet të nënshkruhet edhe një Memorandum Mirëkuptimi në mes Kryeprokurorisë së Kroacisë dhe Kryeprokurorisë së Kosovës, që ka për qëllim thellimin e bashkëpunimit në mes të këtyre dy institucioneve shtetërore. /Telegrafi/
Postuar: 14:27 / 31.12.2009 |
RSS