Telegrafi.com - Lajme
Banka Ekonomike
Ipko
 
   

Policia: Çdo gjë gati për natën festive

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka bërë të gjitha përgatitjet me rastin e festës së Vitit të Ri 2010. Çdo Drejtori Regjionale e Policisë (Prishtinë, Mitrovicë, Pejë, Prizren, Ferizaj, Gjilan) me njësitë e tyre, kanë përpiluar planet operative dhe janë përgatitur për t’u përballur me situata të mundshme në këtë periudhë kohore.

Qëllimi i përbashkët i këtyre planifikimeve, siç thuhet në një komunikatë të Policisë së Kosovës, është: ruajtja e rendit dhe qetësisë publike në mbarë vendin, kontrolli i masës, turmave të njerëzve gjatë manifestimeve/ceremonive festive, parandalimin dhe luftimin e dukurive negative dhe akteve kriminale, si dhe masa të shtuara te sigurisë rreth objekteve me rëndësi vitale,dhe masa të shtuara në trafikun rrugor.

Policia i këshillon qytetarët e Republikës së Kosovës që të kenë kujdes gjatë përdorimit të mjeteve piroteknike dhe ua rikujton atyre se përdorimi dhe posedimi i paligjshëm i armëve të zjarrit është vepër penale, ndërsa policia është e obliguar dhe e vendosur që të reagojë në rastet kur kemi të bëjmë me thyerjen e ligjit.

Me angazhimet e njësiteve policore dhe institucioneve tjera përgjegjëse, si dhe me një kujdes të veçantë te vet qytetarëve, policia beson që kjo natë festive të kalojë pa ndonjë incident.

Numri i telefonave ku qytetarët mund të njoftojnë policinë për ndonjë rast të mundshëm, janë: 192 nga VALA, 922 nga IPKO si dhe 092 nga fiksi. /Telegrafi/

Postuar: 14:38 / 31.12.2009 | RSS
ProCredit Bank
Marketing
TEB Bank
Raiffeisen Bank
 
 
VIP
8:52 / 1.08.2010
Joe McElderry, Foto: Getty Images

McElderry: Jam homoseksual

Këngëtari britanik Joe McElderry ka dalë në shesh për të pranuar homoseksualitetin e tij, pas spekulimeve të shumta nëp...
Teknologji
9:16 / 31.07.2010

BlackBerry me tablet gjatë muajit nëntor?

Thashehemet se kompania BlackBerry do të dal në treg me një kompjuter tablet kanë fituar një popullaritet të madh, ndërs...
Ekonomi
14:59 / 31.07.2010

ATK-së 265 milionë euro borxhe

Borxhet e kompanive të ndryshme ndaj Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), ende janë të mëdha. Ato sipas statistikave...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2010 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Ilaz Kodra QT Nr.10, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.