Telegrafi.com - Lajme
Banka Ekonomike
Ipko
 
   

Gëzuar Vitin e Ri 2010!

Gjatë vitit 2009 edhe Portali Telegrafi është bërë pjesë e diskutimeve për milionat. Në vitin 2008 Telegrafi kishte mbi 8 milionë, në vitin 2009 afër 23 milionë, ndërsa këtë vit pritet të ketë shumë e shumë miliona të tjerë...

Natyrisht, nuk bëhet fjalë miliona euro të korrupsionit, ryshfetit, apo edhe të tenderëve për të cilat është raportuar në media gjatë gjithë vitit. Madje as që bëhet fare fjalë për euro e para. Por, për numrin e vizitorëve që shtohen nga dita në ditë në portalin Telegrafi.com.

Të nderuar bashkëkombës,

Portali Telegrafi.com sapo ka mbushur tre vjet të ekzistimit të tij. Gjatë vitit 2009 jo vetëm se arritëm të mbetemi portali më i vizituar në gjuhën shqipe në internet, por njëkohësisht arritëm të shtojmë dukshëm dallimin mes Telegrafit dhe ueb-faqeve të tjera në Kosovë.

Natyrisht, krahas mijëra e-mailave mbështetjeje që kanë arritur në adresën tonë, ka dhe të tilla që përmes kritikave dhe sugjerimeve na kanë mundësuar të zhvillohemi në drejtim të duhur, por edhe të parandalojmë keqpërdorimin e materialit të Telegrafit në internet, i cili shumë shpesh është “përvetësuar” nga ueb-faqet e ndryshme në gjuhën shqipe, gazetat, apo edhe mediat audio-vizive.

Shfrytëzojmë rastin t’i falënderojmë të gjithë ata lexues që na kanë kontaktuar dhe na kanë ndihmuar të jemi këtu ku jemi. Ju premtojmë se edhe gjatë vitit vijues do të jemi bashkë... dhe, për të shprehur falënderimin tonë për besnikërinë dhe mbështetjen Tuaj, ne për vitin 2010 jemi duke përgatitur një sërë befasish për Ju në përmbajtje dhe shërbime... Por, le të mbetet befasi edhe për pak kohë...

Duke Ju dëshiruar që këto ditë festive t’i kaloni sa më bukur pranë më të dashurve Tuaj – Redaksia e Telegrafit Ju uron gjithë të mirat në vitin 2010.

Gëzuar për shumë mot!!!
Redaksia e Telegrafit

Postuar: 16:31 / 31.12.2009 | RSS
ProCredit Bank
Marketing
TEB Bank
Raiffeisen Bank
 
 
VIP
8:52 / 1.08.2010
Joe McElderry, Foto: Getty Images

McElderry: Jam homoseksual

Këngëtari britanik Joe McElderry ka dalë në shesh për të pranuar homoseksualitetin e tij, pas spekulimeve të shumta nëp...
Teknologji
9:16 / 31.07.2010

BlackBerry me tablet gjatë muajit nëntor?

Thashehemet se kompania BlackBerry do të dal në treg me një kompjuter tablet kanë fituar një popullaritet të madh, ndërs...
Ekonomi
14:59 / 31.07.2010

ATK-së 265 milionë euro borxhe

Borxhet e kompanive të ndryshme ndaj Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), ende janë të mëdha. Ato sipas statistikave...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2010 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Ilaz Kodra QT Nr.10, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.