Gëzuar Vitin e Ri 2010!
Gjatë vitit 2009 edhe Portali Telegrafi është bërë pjesë e diskutimeve për milionat. Në vitin 2008 Telegrafi kishte mbi 8 milionë, në vitin 2009 afër 23 milionë, ndërsa këtë vit pritet të ketë shumë e shumë miliona të tjerë... Natyrisht, nuk bëhet fjalë miliona euro të korrupsionit, ryshfetit, apo edhe të tenderëve për të cilat është raportuar në media gjatë gjithë vitit. Madje as që bëhet fare fjalë për euro e para. Por, për numrin e vizitorëve që shtohen nga dita në ditë në portalin Telegrafi.com.
Të nderuar bashkëkombës,
Portali Telegrafi.com sapo ka mbushur tre vjet të ekzistimit të tij. Gjatë vitit 2009 jo vetëm se arritëm të mbetemi portali më i vizituar në gjuhën shqipe në internet, por njëkohësisht arritëm të shtojmë dukshëm dallimin mes Telegrafit dhe ueb-faqeve të tjera në Kosovë.
Natyrisht, krahas mijëra e-mailave mbështetjeje që kanë arritur në adresën tonë, ka dhe të tilla që përmes kritikave dhe sugjerimeve na kanë mundësuar të zhvillohemi në drejtim të duhur, por edhe të parandalojmë keqpërdorimin e materialit të Telegrafit në internet, i cili shumë shpesh është “përvetësuar” nga ueb-faqet e ndryshme në gjuhën shqipe, gazetat, apo edhe mediat audio-vizive.
Shfrytëzojmë rastin t’i falënderojmë të gjithë ata lexues që na kanë kontaktuar dhe na kanë ndihmuar të jemi këtu ku jemi. Ju premtojmë se edhe gjatë vitit vijues do të jemi bashkë... dhe, për të shprehur falënderimin tonë për besnikërinë dhe mbështetjen Tuaj, ne për vitin 2010 jemi duke përgatitur një sërë befasish për Ju në përmbajtje dhe shërbime... Por, le të mbetet befasi edhe për pak kohë...
Duke Ju dëshiruar që këto ditë festive t’i kaloni sa më bukur pranë më të dashurve Tuaj – Redaksia e Telegrafit Ju uron gjithë të mirat në vitin 2010.
Gëzuar për shumë mot!!!
Redaksia e Telegrafit
Postuar: 16:31 / 31.12.2009 |
RSS
Dërgo një koment
Telegrafi.com
Stafi
Komentet që përmbajnë fyerje, urrejtje racore, fetare dhe kombëtare, si edhe çdo lloj jotolerance, nuk do të publikohen. Telegrafi.com po ashtu mban të drejtën e fshirjes së komenteve që nuk i përmbahen temës së artikullit, janë tendencioze ndaj personave të caktuar, ose përdoren për promovimin e ueb-faqeve të tjera.
Mendimet e paraqitura në komente janë mendime private të autorëve të komenteve dhe nuk përfaqësojnë pikëpamjet e Redaksisë së portalit Telegrafi.com.
Ju lusim që të keni kujdes për rregullsinë gramatikore dhe drejtshkrimore të komenteve që i dërgoni.
Ju faleminderit për mirëkuptim!