Telegrafi.com - Lajme
Banka Ekonomike
Ipko
 
   

Reduktimi i trupave të KFOR-it në përputhje me rritjen e sigurisë

Ministri shqiptar i Mbrojtjes, Arben Imami, konfirmon kërkesën e Shqipërisë në Stamboll që të bëhet reduktimi i trupave të KFOR-it në Kosovë, por në përputhje me rritjen e sigurisë në shtetin më të ri në botë.

"Kosova tani ka stabilitet si nga ana politike, ashtu edhe sa i përket krimit dhe trafiqeve, por ka një problem sigurie në veri e që sponsorizohet nga Beogradi, gjë që shkon thelbësisht kundër të gjitha përpjekjeve të NATO-s dhe të komunitetit ndërkombëtar për stabilitet në Kosovë. Natyrisht që me ndryshimin e kushteve do të ketë edhe një zbritje të trupave të NATO-s atje, por ne kërkuam (në Stamboll) që ajo të jetë proporcionalisht me rritjen e sigurisë, në veçanti në pjesën veriore të Kosovës", ka thënë Imami në një intervistë për radion Deutche Welle.

Imami ishte këto ditë në takimin e ministrave të Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s në Stamboll, ku ishte i pranishëm Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, si dhe ministrat e Mbrojtjes të vendeve anëtare të Aleancës së Atlantikut të Veriut. Në takim mori pjesë edhe Sekretari Amerikan i Mbrojtjes, Robert Gates. /telegrafi/

Postuar: 17:24 / 7.02.2010 | RSS
Ministri shqiptar i Mbrojtjes, Arben Imami
Ministri shqiptar i Mbrojtjes, Arben Imami
ProCredit Bank
Marketing
TEB Bank
Raiffeisen Bank
 
 
VIP
8:52 / 1.08.2010
Joe McElderry, Foto: Getty Images

McElderry: Jam homoseksual

Këngëtari britanik Joe McElderry ka dalë në shesh për të pranuar homoseksualitetin e tij, pas spekulimeve të shumta nëp...
Teknologji
9:16 / 31.07.2010

BlackBerry me tablet gjatë muajit nëntor?

Thashehemet se kompania BlackBerry do të dal në treg me një kompjuter tablet kanë fituar një popullaritet të madh, ndërs...
Ekonomi
14:59 / 31.07.2010

ATK-së 265 milionë euro borxhe

Borxhet e kompanive të ndryshme ndaj Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), ende janë të mëdha. Ato sipas statistikave...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2010 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Ilaz Kodra QT Nr.10, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.