Telegrafi.com - Lajme
Banka Ekonomike
Ipko
 
   

GND diskuton zhvillimet në Kosovë

Grupi Ndërkombëtar Drejtues për Kosovën mban sot një takim në Vjenë, për të diskutuar arritjet dhe sfidat në Kosovë, që nga mbledhja e fundit e këtij grupi. Raportin në këtë kuadër do ta prezantojë i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian në Kosovë, diplomati holandez, Pieter Feith, i cili njëherësh është edhe përfaqësuesi civil ndërkombëtar. Në takimin e sotëm merr pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi.

GND përbëhet nga 25 vende që e kanë njohur shtetësinë e Kosovës dhe në takimin e sotëm, ky grup do të përfaqësohet nga drejtorët për Ballkanin në qeveritë e vendeve anëtare.

Temë diskutimesh pritet të jetë strategjia e hartuar nga Zyra Civile Ndërkombëtare dhe Qeveria e Kosovës për integrimin e veriut të vendit, e cila tash ka filluar të njihet si strategjia e integrimit.

Kjo strategji ka arritur deri tash të përfitojë përkrahjen e shumë faktorëve ndërkombëtarë, por kundërshtohet ashpër nga Beogradi zyrtar dhe përfaqësuesit e serbëve të veriut të Kosovës.

GND sot gjithashtu pritet të diskutojë edhe për mandatin që Feith ka në Kosovë, i cili do t’i nënshtrohet një rishikimi të dytë më 11 shkurt, si përfaqësues Special i Bashkimit Evropian në Kosovë. Mandati i tij në këtë post, zyrtarisht përfundon në fund të këtij muaji dhe për vazhdimin eventual të kontratës, duhet të vendoset në takimin e ardhshëm të Këshillit të Ministrave.

Këtë e konfirmoi zëdhënësja e përfaqësuesit special të Bashkimit Evropian në Kosovë, Julia Reuter. “Mandati i Përfaqësuesit Special të Bashkimit Evropian në Kosovë, Pieter Feith, do të skadojë në fund të shkurtit. Për momentin, është duke u zhvilluar një proces rishikimi në nivelin e Bashkimit Evropian në Bruksel”.

“Ne mund të presim një vendim në lidhje me mandatin e tij, më 11 shkurt kur, nga krerët e qeverive dhe të shteteve, do të vendoset për këtë gjë në takimin e Këshillit në Bruksel”, ka thënë Reuter. /Radio Evropa e Lirë/
 

Postuar: 10:11 / 8.02.2010 | RSS
ProCredit Bank
Marketing
TEB Bank
Raiffeisen Bank
 
 
VIP
8:52 / 1.08.2010
Joe McElderry, Foto: Getty Images

McElderry: Jam homoseksual

Këngëtari britanik Joe McElderry ka dalë në shesh për të pranuar homoseksualitetin e tij, pas spekulimeve të shumta nëp...
Teknologji
9:16 / 31.07.2010

BlackBerry me tablet gjatë muajit nëntor?

Thashehemet se kompania BlackBerry do të dal në treg me një kompjuter tablet kanë fituar një popullaritet të madh, ndërs...
Ekonomi
14:59 / 31.07.2010

ATK-së 265 milionë euro borxhe

Borxhet e kompanive të ndryshme ndaj Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), ende janë të mëdha. Ato sipas statistikave...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2010 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Ilaz Kodra QT Nr.10, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.