Telegrafi.com - Lajme
Banka Ekonomike
Ipko
 
   

Serbia dhe Kosova të bashkëpunojnë si dikur dy Gjermanitë

Serbia mund të bashkëpunojë me Kosovën, ndërsa kjo nuk do të thotë njohje të pavarësisë së Kosovës, dhe si shembull të shërbejnë marrëdhëniet e Gjermanisë së dikurshme Perëndimore dhe Lindore, ka thënë ambasadori britanik në Beograd Stephen Wordsworth.

“Gjermania e dikurshme Perëndimore nuk e njohu Gjermaninë Lindore (DDR), por ata kanë pasur takime të rregullta dhe marrëveshje bilaterale. Aq më tepër, presidenti i Gjermanisë Lindore Erih Honeker më 1987 vizitoi Bonin, kryeqytetin e atëhershëm të Gjermanisë Perëndimore. Kjo është sikur, bie fjala kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi të vijë në Beograd në vizitë zyrtare. Mirëpo, Gjermania Lindore edhe më tej mbeti pranë qëndrimit se e gjithë kjo nuk do të thotë njohje të pavarësisë, dhe nuk ishte. Në të vërtetë, një shtet mund të ketë çfarëdo lloj kontakti me një shtet tjetër, e që formalisht nuk e ka njohur”, theksoi Wordsworth në një intervistë për gazetën "Danas".

Sipas ambasadorit britanik, është me rëndësi që Beogradi dhe Prishtina të fillojnë të komunikojnë për problemet praktike, gjë që nuk do të thotë patjetër njohje formale të pavarësisë. Ai refuzoi të komentojë një deklaratë të ministrit të jashtëm serb Jeremic që nëse duhet të zgjedhë midis BE-së dhe Kosovës do të zgjidhte Kosovën, duke thënë se nuk i takon atij të bëjë komente për deklaratat e ministrit të jashtëm të vendit, i cili është mikpritës i tij. /qik/
 

Postuar: 10:31 / 10.03.2010 | RSS
ProCredit Bank
Marketing
TEB Bank
Raiffeisen Bank
 
 
VIP
8:52 / 1.08.2010
Joe McElderry, Foto: Getty Images

McElderry: Jam homoseksual

Këngëtari britanik Joe McElderry ka dalë në shesh për të pranuar homoseksualitetin e tij, pas spekulimeve të shumta nëp...
Teknologji
9:16 / 31.07.2010

BlackBerry me tablet gjatë muajit nëntor?

Thashehemet se kompania BlackBerry do të dal në treg me një kompjuter tablet kanë fituar një popullaritet të madh, ndërs...
Ekonomi
14:59 / 31.07.2010

ATK-së 265 milionë euro borxhe

Borxhet e kompanive të ndryshme ndaj Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), ende janë të mëdha. Ato sipas statistikave...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2010 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Ilaz Kodra QT Nr.10, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.