Telegrafi.com - Lajme
Banka Ekonomike
Ipko
 
   

Konferenca për Ballkanin Perëndimor në pikëpyetje

Kryeministri slloven, Borut Pahor thotë se ka nisur një të dërguar në Zagreb dhe Beograd me qëllim të zgjidhjes së kontestit rreth pjesëmarrjes së Kosovës në konferencën për Ballkanin Perëndimor.

Konferenca, e cila është planifikuar më 20 mars në Slloveni, është në pikëpyetje sepse Serbia kundërshton që Kosova të përfaqësohet si shtet i pavarur.

Pahor ka thënë se në radhë të parë për shkak të këtij kontesti është e pamundur të thuhet se konferenca do të mbahet fare, duke shtuar se nëse edhe mbahet, nuk mund të thuhet se do të jetë e suksesshme.

Serbia i ka thënë Sllovenisë më herët sa nuk do të marrë pjesë në këtë konferencë nëse Kosova atje nuk përfaqësohet në pajtim me rezolutën 1244 të KB, që do të thotë si Kosovo-UNMIK. Por edhe autoritetet e Prishtinës insistojnë që Kosova në këtë konferencë të trajtohet vetëm si shtet i pavarur. /qik/
 

Postuar: 11:46 / 10.03.2010 | RSS
ProCredit Bank
Marketing
TEB Bank
Raiffeisen Bank
 
 
VIP
8:52 / 1.08.2010
Joe McElderry, Foto: Getty Images

McElderry: Jam homoseksual

Këngëtari britanik Joe McElderry ka dalë në shesh për të pranuar homoseksualitetin e tij, pas spekulimeve të shumta nëp...
Teknologji
9:16 / 31.07.2010

BlackBerry me tablet gjatë muajit nëntor?

Thashehemet se kompania BlackBerry do të dal në treg me një kompjuter tablet kanë fituar një popullaritet të madh, ndërs...
Ekonomi
14:59 / 31.07.2010

ATK-së 265 milionë euro borxhe

Borxhet e kompanive të ndryshme ndaj Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), ende janë të mëdha. Ato sipas statistikave...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2010 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Ilaz Kodra QT Nr.10, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.