Telegrafi.com - Lajme
Banka Ekonomike
Ipko
 
   

Kërkohet normalizimi i raporteve me KFOR-in

Komisioni për Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës, kërkoi të mërkurën që udhëheqësit e kësaj force, të zgjidhin problemet e krijuara ditët e fundit, në raportet me misionin e NATO-s në Kosovë.

Anëtarët e Komisionit parlamentar u takuan me drejtuesit e FSK-së, ministrin Fehmi Mujota dhe gjeneralin Sylejman Selimi. Ata kanë inkurajuar FSK-në për tejkalimin e problemeve midis kësaj force dhe KFOR-it.

Berim Ramosaj, kryetar i Komisionit për Mbikëqyrjen e FSK-së, tha se “është interes nacional i Kosovës të ndërtohen raporte korrekte me KFOR-in dhe me NATO-n.

Ramosaj tha se Komisioni, gjithashtu, ka inkurajuar FSK-në që të gjejë mënyra në tejkalimin e situatës dhe respektimin e Pakos së Ahtisaarit dhe Kushtetutën e Kosovës, të cilat e definojnë rolin e FSK-së.

Anëtarët e Komisionit dhe udhëheqësit e FSK-së vizituan edhe Qendrën Nacionale të Trajnimeve të FSK-së në Ferizaj. /rtk/
 

Postuar: 12:23 / 10.03.2010 | RSS
ProCredit Bank
Marketing
TEB Bank
Raiffeisen Bank
 
 
VIP
8:52 / 1.08.2010
Joe McElderry, Foto: Getty Images

McElderry: Jam homoseksual

Këngëtari britanik Joe McElderry ka dalë në shesh për të pranuar homoseksualitetin e tij, pas spekulimeve të shumta nëp...
Teknologji
9:16 / 31.07.2010

BlackBerry me tablet gjatë muajit nëntor?

Thashehemet se kompania BlackBerry do të dal në treg me një kompjuter tablet kanë fituar një popullaritet të madh, ndërs...
Ekonomi
14:59 / 31.07.2010

ATK-së 265 milionë euro borxhe

Borxhet e kompanive të ndryshme ndaj Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), ende janë të mëdha. Ato sipas statistikave...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2010 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Ilaz Kodra QT Nr.10, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.