Kërkohet normalizimi i raporteve me KFOR-in
Komisioni për Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës, kërkoi të mërkurën që udhëheqësit e kësaj force, të zgjidhin problemet e krijuara ditët e fundit, në raportet me misionin e NATO-s në Kosovë.Anëtarët e Komisionit parlamentar u takuan me drejtuesit e FSK-së, ministrin Fehmi Mujota dhe gjeneralin Sylejman Selimi. Ata kanë inkurajuar FSK-në për tejkalimin e problemeve midis kësaj force dhe KFOR-it.
Berim Ramosaj, kryetar i Komisionit për Mbikëqyrjen e FSK-së, tha se “është interes nacional i Kosovës të ndërtohen raporte korrekte me KFOR-in dhe me NATO-n.
Ramosaj tha se Komisioni, gjithashtu, ka inkurajuar FSK-në që të gjejë mënyra në tejkalimin e situatës dhe respektimin e Pakos së Ahtisaarit dhe Kushtetutën e Kosovës, të cilat e definojnë rolin e FSK-së.
Anëtarët e Komisionit dhe udhëheqësit e FSK-së vizituan edhe Qendrën Nacionale të Trajnimeve të FSK-së në Ferizaj. /rtk/
Postuar: 12:23 / 10.03.2010 |
RSS
Dërgo një koment
Telegrafi.com
Stafi
Komentet që përmbajnë fyerje, urrejtje racore, fetare dhe kombëtare, si edhe çdo lloj jotolerance, nuk do të publikohen. Telegrafi.com po ashtu mban të drejtën e fshirjes së komenteve që nuk i përmbahen temës së artikullit, janë tendencioze ndaj personave të caktuar, ose përdoren për promovimin e ueb-faqeve të tjera.
Mendimet e paraqitura në komente janë mendime private të autorëve të komenteve dhe nuk përfaqësojnë pikëpamjet e Redaksisë së portalit Telegrafi.com.
Ju lusim që të keni kujdes për rregullsinë gramatikore dhe drejtshkrimore të komenteve që i dërgoni.
Ju faleminderit për mirëkuptim!