Serbia ka probleme me gjithë rajonin
Kryeministri malazez Milo Djukanovic ka kritikuar ashpër Serbinë, duke e akuzuar se ka për qëllim ta paraqesë Malin e Zi si “shtet kriminal”. Në një intervistë për TV malazez Djukanovic ka thënë se Beogradi synon ta komprometojë shtetin malazez dhe të tregojë se Mali i Zi nuk ka kapacitete juridike që të jetë shtet i pavarur.E gjitha kjo tregon, tha ai, se problem thelbësor nuk është qëndrimi malazez ndaj Kosovës, por problem thelbësor është pavarësia e Malit të Zi dhe ata nuk janë pajtuar me të drejtën e Malit të Zi që të marrë vendime të veta.
Djukanovic ka thënë se Serbia ka probleme me të gjitha shtetet e rajonit, Kroacinë, Bosnjën, Kosovën, Maqedoninë dhe Malin e Zi.
"Serbia pretendon për pozicionin e liderit në rajon, por që dikush të jetë lider duhet të zgjidhë problemin e kriminelëve të luftës, të zgjidhë nëse ata që kanë bërë krime në Srebrenicë janë heronj apo kriminelë, dhe të tregojë aftësi për zhvillimin e marrëdhënieve me fqinjët". ka thënë Djukanovic. /rel/
Postuar: 13:12 / 10.03.2010 |
RSS