Tërmet në Kosovë - epiqendra e tërmetit afër Istogut
Sizmografët e Rrjetit Sizmologjik të Kosovës kanë detektuar sot në ora 14:38 minuta, një tërmet me epiqendër gjashtë kilometra në juglindje të Istogut. “Magnituda e tërmetit ishte M=5.2 shkallë të Rihterit, ndërsa intensiteti në epiqendër VII ballë, sipas MCS-64 thellësia 5.2 km”, thuhet në një njoftim të Zyrës për Sizmologji, e cila vepron në kuadër të Ministrisë së Energjisë dhe të Minierave.
“Tërmetin e kanë ndier banorët e rrethit të gjerë të Pejës, Istogut dhe tërë territori i Kosovës. Ende nuk dihet për dëme në njerëz dhe materiale”, përfundon komunikata e lëshuar nga Zyra për Sizmologji. /Express/
Postuar: 16:01 / 10.03.2010 |
RSS