Telegrafi.com - Lajme
Banka Ekonomike
Ipko
 
   

KFOR-i rifillon marrëdhëniet me FSK

Presidenti Fatmir Sejdiu bashkë me kryeministrin Hashim Thaçi, zhvilluan të mërkurën një takim të përbashkët me komandantin e KFOR-it, gjeneralin Markus Bentler. Pas një bisede përmbajtjesore, siç thuhet në një komunikatë të Presidencës, u dakorduan në plotëni për vazhdimin e bashkëpunimit midis KFOR-it dhe FSK-së.

Ndërkaq, në një komunikatë të lëshuar nga KFOR-i thuhet se presidenti dhe kryeministri kanë punuar me komandantin e KFOR-it që ta zgjidhin në mënyrë të kënaqshme këtë çështje. KFOR-i, siç thuhet në komunikatë, ka tërhequr masën e pezullimit të mbështetjes për Forcën e Sigurisë së Kosovës, e cila ishte ndërmarrë më 5 mars pas pjesëmarrjes së kësaj të fundit me armë në një ceremoni me rastin e një përvjetori të UÇK-së.

Në komunikatë thuhet se kjo ka rezultuar në një marrëveshje të re e cila përcakton mënyrën e përdorimit të njësisë ceremoniale të Forcës së Sigurisë së Kosovës që mund të vazhdojë t’i përdorë armët e demilitarizuara, me pajtimin e komandantit të KFOR-it dhe rikonfirmon se Forca e Sigurisë së Kosovës nuk do të ketë rol mbrojtës apo ushtarak, meqë kjo detyrë i përket KFOR-it.

Pas kësaj marrëveshjeje, KFOR-i ka konfirmuar se do ta pezullojë masën e mëparshme dhe do të vazhdojë rolin e tij trajnues dhe mentorues.

Nga ky takim Zyra e presidentit të Kosovës ka lëshuar një komunikatë, ku ndër të tjera thuhet se, “institucionet e Republikës së Kosovës theksojnë nevojën e bashkërendimit me KFOR-in, në rastet e paraqitjes publike të Gardës Ceremoniale. “Institucionet e Republikë së Kosovës mirëpresin mbështetjen e KFOR-it për FSK-në ndërsa ato ruajnë dhe aplikojnë parimet e respektit të ndërsjellët, bashkëpunimit të afërt dhe transparencës së plotë”.

“Ne jemi të bindur se zotimet e lartpërmendura janë një bazë e qëndrueshme për KFOR-in për të vazhduar bashkëpunimin dhe përkrahjen e tij për FSK-në”, përfundon komunikata. /Telegrafi/BBC/

Postuar: 16:15 / 10.03.2010 | RSS
ProCredit Bank
Marketing
TEB Bank
Raiffeisen Bank
 
 
VIP
8:52 / 1.08.2010
Joe McElderry, Foto: Getty Images

McElderry: Jam homoseksual

Këngëtari britanik Joe McElderry ka dalë në shesh për të pranuar homoseksualitetin e tij, pas spekulimeve të shumta nëp...
Teknologji
9:16 / 31.07.2010

BlackBerry me tablet gjatë muajit nëntor?

Thashehemet se kompania BlackBerry do të dal në treg me një kompjuter tablet kanë fituar një popullaritet të madh, ndërs...
Ekonomi
14:59 / 31.07.2010

ATK-së 265 milionë euro borxhe

Borxhet e kompanive të ndryshme ndaj Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), ende janë të mëdha. Ato sipas statistikave...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2010 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Ilaz Kodra QT Nr.10, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.