Telegrafi.com - Lajme
Banka Ekonomike
Ipko
 
   

Nuk do të ketë tërmet me pasoja katastrofike

Në Kosovë nuk do të ketë termet me pasoja katastrofike i ka thënë Radio Dukagjinit, Slavica Radovanovic, drejtoreshë e Institutit Sizmologjik të Republikës së Serbisë e cila ditë më parë kishte paralajmëruar se në Rrafshin e Dukagjinit po akumulohet energji sizmike.

Paralajmërimet që ka bërë Instituti Sizmologjik i Republikës së Serbisë për akumulim të energjisë sizmike sipas drejtoreshës së këtij Instituti, Slavica Radovanovic mbështeten në kërkimet që janë kryer brenda disa viteve. Sipas saj këto paralajmërime janë hiperbolizuar nga mediat. Radovanovic heq dilemat se në Rrafshin e Dukagjinit nuk mund të ndodhin tërmete katastrofike.

“Do të thotë nuk duhet tepruar, nuk parashihet ndonjë katastrofë si po i shohim tash nëpër vise të botës, asgjë të tillë nuk parashohim, do të thotë se në Dukagjin nuk mund të ndodhin tërmete me pasoja katastrofike”.

Slavica Radovanovic, drejtoreshë e Institutit Sizmologjik të Republikës së Serbisë përmend tërmetin e vitit 1962 në Pejë i cili pati rrënuar një minare. Bazuar në këtë, tërmeti i atëhershëm ishte dhjetë herë më i fuqishëm sesa ai që ndodhi sot në rajonin e Pejës dhe afërsi të Istogut thotë ajo.

Zonja Radovanovic thotë se matjet do të vazhdojnë dhe më vonë mund të konkludohet nëse tërmeti që ndodhi sot ishte ai kryesori për të cilin Instituti që ajo drejton kishte paralajmëruar.

“Bazuar në matjet që do t’i bëjmë në vazhdim do të mund ta parashikojmë se a ishte ky tërmeti kryesor që është pritur apo mund të ketë edhe një tërmet diç më i fuqishëm”, ka deklaruar ajo.

Sipas rrjetit sizmologjik të Kosovës tërmeti me epiqendër gjashtë kilometra në juglindje të Istogut ishte me magnitudë 5.2 shkallë të Rihterit. /Telegrafi/

Postuar: 19:23 / 10.03.2010 | RSS
ProCredit Bank
Marketing
TEB Bank
Raiffeisen Bank
 
 
VIP
8:52 / 1.08.2010
Joe McElderry, Foto: Getty Images

McElderry: Jam homoseksual

Këngëtari britanik Joe McElderry ka dalë në shesh për të pranuar homoseksualitetin e tij, pas spekulimeve të shumta nëp...
Teknologji
9:16 / 31.07.2010

BlackBerry me tablet gjatë muajit nëntor?

Thashehemet se kompania BlackBerry do të dal në treg me një kompjuter tablet kanë fituar një popullaritet të madh, ndërs...
Ekonomi
14:59 / 31.07.2010

ATK-së 265 milionë euro borxhe

Borxhet e kompanive të ndryshme ndaj Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), ende janë të mëdha. Ato sipas statistikave...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2010 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Ilaz Kodra QT Nr.10, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.