Telegrafi.com - Lajme
Banka Ekonomike
Ipko
 
   

Tirana mund ndihmojë në zgjidhjen e çështjes së Kosovës

Vizita e zv/kryeministrit dhe ministrit të Punëve të Jashtme të Shqipërisë Ilir Meta në Serbi është e rëndësishme për faktin se edhe Beogradi edhe Tirana, kanë vendosur që çështja e Kosovës rreth së cilës nuk pajtohen, të mos jetë pengesë për përmirësimin e marrëdhënieve në të gjitha planet e tjera, thotë drejtori i Fondit Ballkanik për Demokraci Ivan Vejvoda për gazetën "Politika".

Duke folur për rolin e Shqipërisë për Kosovën, e cila u theksua si temë e rëndësishme në bisedimet shqiptaro-serbe në Beograd, Vejvoda tha se Ilir Meta ka "marrëdhënie shumë të afërt me Serbinë dhe autoritetet demokratike pas vitit 2000", duke rikujtuar se ai si kryeministër deri në shkurt të vitit 20002 e pastaj deri më 2003 si ministër i Jashtëm ka qenë në vizitë në Beograd dhe ka zhvilluar marrëdhënie të mira edhe me kryeministrin e ndjerë Zoran Djindjic dhe me ministrin e atëhershëm të Jashtëm Goran Svilanovic.

"Kjo vizitë me të vërtetë ka kaluar mirë dhe paralajmëronte një sërë mundësish për bashkëpunim bilateral në fusha të ndryshme", vlerëson Vejvoda.

Në konstatimin se Shqipëria megjithatë mbështet pavarësinë e Kosovës, Vejvoda tha se Tirana "mund të jetë dikush që qetëson situatën" me gjithë sfidën e rëndë për "zgjidhjen e këtij problemi". Sipas tij, Tirana eventualisht mund të jetë "dikush që mund të ndihmojë në bisedimet e ardhshme për zgjidhjen e çështjes së Kosovës". /qik/
 

Postuar: 11:59 / 12.03.2010 | RSS
ProCredit Bank
Marketing
TEB Bank
Raiffeisen Bank
 
 
VIP
18:08 / 29.07.2010
Stefano Gabbana dhe Domenico Dolce, Foto: Reuters

Dolce & Gabbana dizajnerë të Chelseat?

Jo, nuk kemi të bëjmë me vajzën e ish-presidentit amerikan Chelsea Clinton e cila së shpejti martohet, por kemi të bëjmÃ...
Teknologji
14:43 / 29.07.2010

Detajet e 100 milion anëtarëve të Facebook janë publikuar online?

Detajet personale të 100 milionë përdoruesve të Facebook janë mbledhur dhe janë botuar në internet në një skedar i ci...
Ekonomi
16:51 / 29.07.2010

AKP-ja përshpejton shpërndarjen e 20 përqindëshit

Bordi i Drejtorëve të Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP), gjatë mbledhjes së radhës, ka bërë një hap të rëndÃ...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2010 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Ilaz Kodra QT Nr.10, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.