Telegrafi.com - Lajme
Banka Ekonomike
Ipko
 
   

Ka pasur presione që Serbia të shkonte në Bërdo

Ministri i jashtëm i Serbisë, Vuk Jeremic, ka vlerësuar se takimi i liderëve të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Slloveni, nuk ishte i organizuar mirë dhe se ishte i pasuksesshëm. Sipas tij, konferenca “me gjithë përpjekjet, në fund ka pasur efekt, i cili ishte shumë nën atë që pritej”.

Në këtë takim, nuk mori pjesë presidenti i Serbisë, Boris Tadic, për shkak të pjesëmarrjes së kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Duke u shprehur për kërkesën e Serbisë, që Kosova, në këtë takim të përfaqësohej sipas rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, e jo si shtet i pavarur, Jeremic tha se “nikoqirët, për fat të keq, këtë nuk ishin në gjendje ta plotësojnë dhe nën këto kushte, nuk ka mundur të pritej që atje të paraqitet presidenti i Serbisë dhe zyrtarët më të lartë të BE-së”, ka thënë ministri i Jashtëm serb.

Më tutje, ai i tha Radio Televizionit të Serbisë se ka pasur presione që Serbia të marrë pjesë në Konferencën e Bërdos.

“Disa presione ishin edhe publike, por ne e kemi pozicionin tonë të qartë, nga i cili nuk mund të tërhiqemi”, është shprehur Jeremic.

Sido që të jetë, Jeremic ka thënë se vendi i tij do ta vazhdojë bashkëpunimin rajonal, ndërsa në këtë kuadër ka theksuar se Serbia “dëshiron raporte më të mira të mundshme me të gjithë fqinjët, por Kosova nuk është dhe nuk do të jetë fqinji ynë” dhe shtoi se “Kosova është pjesë përbërëse e Serbisë”. /rel/telegrafi/

Postuar: 11:54 / 21.03.2010 | RSS
Ministri i jashtëm i Serbisë, Vuk Jeremic. Foto: Reuters
Ministri i jashtëm i Serbisë, Vuk Jeremic. Foto: Reuters
ProCredit Bank
Marketing
TEB Bank
Raiffeisen Bank
 
 
VIP
8:52 / 1.08.2010
Joe McElderry, Foto: Getty Images

McElderry: Jam homoseksual

Këngëtari britanik Joe McElderry ka dalë në shesh për të pranuar homoseksualitetin e tij, pas spekulimeve të shumta nëp...
Teknologji
9:16 / 31.07.2010

BlackBerry me tablet gjatë muajit nëntor?

Thashehemet se kompania BlackBerry do të dal në treg me një kompjuter tablet kanë fituar një popullaritet të madh, ndërs...
Ekonomi
14:59 / 31.07.2010

ATK-së 265 milionë euro borxhe

Borxhet e kompanive të ndryshme ndaj Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), ende janë të mëdha. Ato sipas statistikave...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2010 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Ilaz Kodra QT Nr.10, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.