Telegrafi.com - Lajme
Banka Ekonomike
Ipko
 
   

Kermabon: Do të bëjmë atë që duhet për të luftuar korrupsionin

Askush nuk duhet të jetë mbi ligjin dhe kjo duhet të jetë shumë e qartë për të gjithë, por duhet të jemi shumë të kujdesshëm me spekulimet dhe thashethemet, sepse drejtësia nuk bëhet me thashetheme, por me fakte dhe dëshmitarë- ka thënë shefi i misionit EULEX, Yves de Kermabon, në një intervistë për agjencinë Kosovapress.

Edhe pse nuk e përjashton mundësinë nëse është duke u bërë ndonjë hetim ndaj udhëheqësve shtetërorë, Kermabon nuk pranon të japë informacione, por thekson se sa herë që ka ndonjë dosje, dëshmi për korrupsionin ato do të hetohen nga EULEX-i së bashku me institucionet e Kosovës.

Sa i përket luftës kundër korrupsionit, Kermabon ka thënë se “janë disa rrugë dhe mënyra për ta bërë këtë”, ndërkohë që e para është vetë prania e EULEX-it në Kosovë.

“Kemi shumë njerëz të mirë që vijnë nga më shumë se 20 vende anëtare të BE-së dhe vendeve tjera, si SHBA-të, pasi e dini se edhe ata janë pjesë e misionit, dhe për të punuar bashkë me kolegët e Kosovës, që vërtet të bëhet lufta kundër korrupsionit. Jo vetëm korrupsionin në nivel të ulët, por në të gjitha nivelet e për ta bërë këtë duhet të kemi ekspertë të mirë, qofshin financiarë apo të tjerë për të bërë hetimet e tyre. Kjo përfshin të gjitha nivelet dhe qarqet ku mund të dyshohet për korrupsion”, shprehet shefi i EULEX-it.

Kermabon ka siguruar se sa herë që ka ndonjë dosje, dëshmi për korrupsionin, “do t’i hetojmë ato dhe bashkë me institucionet e Kosovës, bashkë me drejtësinë dhe Policinë e Kosovës do të bëjmë atë që duhet për të luftuar korrupsionin”. /Telegrafi/

Postuar: 13:07 / 21.03.2010 | RSS
Shefi i misionit EULEX, Yves de Kermabon. Foto: Reuters
Shefi i misionit EULEX, Yves de Kermabon. Foto: Reuters
ProCredit Bank
Marketing
TEB Bank
Raiffeisen Bank
 
 
VIP
8:52 / 1.08.2010
Joe McElderry, Foto: Getty Images

McElderry: Jam homoseksual

Këngëtari britanik Joe McElderry ka dalë në shesh për të pranuar homoseksualitetin e tij, pas spekulimeve të shumta nëp...
Teknologji
9:16 / 31.07.2010

BlackBerry me tablet gjatë muajit nëntor?

Thashehemet se kompania BlackBerry do të dal në treg me një kompjuter tablet kanë fituar një popullaritet të madh, ndërs...
Ekonomi
14:59 / 31.07.2010

ATK-së 265 milionë euro borxhe

Borxhet e kompanive të ndryshme ndaj Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), ende janë të mëdha. Ato sipas statistikave...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2010 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Ilaz Kodra QT Nr.10, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.