Telegrafi.com - Lajme
Banka Ekonomike
Ipko
 
   

Ferati: Serbia ruan ndikimin e saj në veriun e Kosovës

Ndikimi i Beogradit vazhdon të jetë i madh në veri të Mitrovicës, të dominuar nga serbët, ku strukturat paralele janë më të fuqishme se në enklavat tjera të banuara me serbë. Mbështetja e fuqishme e Qeverisë së Serbisë për strukturat paralele atje po e vështirëson dhe vonon krijimin e komunës në veri të Mitrovicës, e cila nuk pritet të themelohet para fundit të këtij viti ose pranverës së vitit të ardhshëm.

Kështu shprehet në një intervistë për Alsat, ministri i Pushtetit Lokal, Sadri Ferati, i cili pranon se ka vështirësi në krijimin e komunës së re për shkak të ndikimit të Beogradit, por thotë se edhe vendosmëria e institucioneve të Kosovës për të kthyer rendin dhe ligjin atje është e madhe.

“Do të jetë paksa më vështirë për shkak se interferimi i strukturave paralele, i politikave ekstreme, dhe i një dirigjimi nga ana e Beogradit është shumë më prezent sesa në lokalitetet tjera, por edhe mobilizimi ynë është më i fuqishëm në atë pjesë. Dhe po besoj se meqenëse ky është një projekt në rend të parë në interes të qytetarit, që ai të menaxhoi me resurset e veta , që ai të menaxhoi me të gjitha kompetencat që parashikohen në nivelin lokal, kësisoj të krijojë një partneritet me institucionet e Kosovës me partnerët ndërkombëtarë dhe të jap mesazhin se edhe ajo pjesë e Kosovës dëshiron të pranojë investitorët e ardhshëm. Ne besojmë se qytetari do jetë në gjendje të zgjedh në mes të këtij projekti që është vërtetë në interesin e tij dhe projekteve të dështuara që pikërisht qytetarët i kanë përdorur në betejat për territore ose për interesat e politikës ditore”, deklaroi Ferati.

Sipas Feratit, parakusht për themelimin e komunës në veri është që në atë pjesë të kthehen gjykatat, doganat dhe të fuqizohet Policia e Kosovës dhe ajo e EULEX-it.

“Aty nuk ka sundim të ligjit, aty ku njerëzit kanë marrë ligjin në dorë, aty ku njerëzit u kërcënohen njerëzve veç pse nuk janë ata vet, nënkuptohet se nuk është një ambient i përshtatshëm për të bërë ndryshime. Kthimi i gjykatave, doganave, fuqizimi i policisë së Kosovës, fuqizimi i EULEX-it dhe të gjitha komponentët tjera që parashikohen janë parakusht i domosdoshëm. Nëse krijohet ky ambient i mirë, institucionet e Republikës së Kosovës dhe partnerët ndërkombëtarë kanë paraparë edhe krijimin e një buxheti të veçantë që do të financoi projekt me interes për ato lokalitet. Ky është një projekt serioz dhe ne do të veprojmë me të gjitha obligimet kushtetuese që t’u japim atyre mundësinë që atje të themelohet komuna që do t’u shërbejë të gjithë qytetarëve tjerë”, theksoi Ferati.

Veriu i Mitrovicës vazhdon të jetë qendër e tensioneve dhe incidenteve ndër-etnike që nga përfundimi i luftës në qershor të vitit 1999. Në këtë pjesë që nga shpallja e pavarësisë nuk funksionojnë doganat në kufi me Serbinë të cilat janë djegur nga serbët e revoltuar më 17 shkurt të vitit 2008. Mungesa e rendit dhe ligjit dhe e doganave në këtë pjesë i ka sjellë buxhetit të Kosovës miliona euro humbje në vit, për shkak të mallit që hynë pa u doganuar nga Serbia dhe që shpërndahet pastaj në pjesët tjera të Kosovës. /Alsat/Telegrafi/

Postuar: 15:42 / 21.03.2010 | RSS
Ministri i Pushtetit Lokal, Sadri Ferati
Ministri i Pushtetit Lokal, Sadri Ferati
ProCredit Bank
Marketing
TEB Bank
Raiffeisen Bank
 
 
VIP
8:52 / 1.08.2010
Joe McElderry, Foto: Getty Images

McElderry: Jam homoseksual

Këngëtari britanik Joe McElderry ka dalë në shesh për të pranuar homoseksualitetin e tij, pas spekulimeve të shumta nëp...
Teknologji
9:16 / 31.07.2010

BlackBerry me tablet gjatë muajit nëntor?

Thashehemet se kompania BlackBerry do të dal në treg me një kompjuter tablet kanë fituar një popullaritet të madh, ndërs...
Ekonomi
14:59 / 31.07.2010

ATK-së 265 milionë euro borxhe

Borxhet e kompanive të ndryshme ndaj Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), ende janë të mëdha. Ato sipas statistikave...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2010 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Ilaz Kodra QT Nr.10, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.