UNESCO shtyn vendimin për trashëgiminë kosovare
Komiteti i UNESCO-s për trashëgiminë botërore e ka shtyrë miratimin e Vendimit për gjendjen e konservimit të “Përmendoreve mesjetare në Kosovë”, vendim ky që do të duhej të ruajë interesat e Serbisë.Vendimi për konservimin e përmendoreve mesjetare ë Kosovë synon mbrojtjen e manastirit të Deçanit, Graçanicës, patrikanën e Pejës dhe kishën Levishka në Prizren, të cilat gjenden në listën e trashëgimisë botërore të rrezikuar.
Sipas të përditshmes serbe Blic, shqyrtimi i ardhshëm është paraparë për vitin 2011.
Shtyrjen e diskutimit të mërkurën e kanë propozuar Franca dhe Zvicra, ndërsa e kanë mbështetur 11 vende, nga gjithsej 21 shtete anëtare të këtij komiteti, tri kanë abstenuar, ndërsa për shqyrtim kanë votuar Rusia, Kina, Brazili, Afrika e Jugut, Mali dhe Meksika. /Telegrafi/
Postuar: 0:54 / 29.07.2010 |
RSS