SHBA-të dhe Kosova të bashkërendojnë aktivitetet
Ministri i Punëve të Jashtme, Skender Hyseni, ka vazhduar serinë e takimeve me përfaqësues të përhershëm të akredituar pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara nga shtete që ende nuk e kanë njohur Republikën e Kosovës.Bëhet e ditur se ministri ka zhvilluar takime të shumta, me qëllimin për të shpjeguar kuptimin dhe përmbajtjen e mendimit këshillëdhënës të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, dhe në vijim të kësaj, për të ripërsëritur thirrjen për njohjen e shtetit të Kosovës.
Gjatë qëndrimit në New York, Hyseni ka zhvilluar edhe një takim të veçantë me ambasadoren Amerikane Rosemary DiCarlo, me ç’rast kanë biseduar në detaje rreth hapave dhe veprimeve të ardhshme që do të ndërmerren pas dhënies së GJND-së.
Në këtë takim, ministri Hyseni ka falënderuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës për mbështetjen e tyre të vazhdueshme për Kosovën, si dhe ka theksuar nevojën e bashkërendimit të ngushtë të aktiviteteve dhe veprimeve të të dyja vendeve. /Telegrafi/
Postuar: 10:06 / 29.07.2010 |
RSS