Telegrafi.com - Lajme
Ipko
 
   

Serbia po i afrohet terrenit të konfrontimit

Shpërndaje
Postuar: 21:04 / 29.07.2010
Komente: 5
Ambasadori i Britanisë së Madhe në Beograd, Stephen Wordsworth deklaroi të enjten se Bashkimin Evropian e ka befasuar informata se Serbia ka dorëzuar në OKB propozim-rezolutën për Kosovën, ndonëse zyrtarët e këtij Unioni kishin punuar bashkë me kolegët e tyre serbë për hartimin e një rezolute të përbashkët.

“Prej se është shpallur mendimi i GJND-së para një jave, zyrtarët e Bashkimit Evropian E-së kanë punuar bashkë me kolegët e vet nga Serbia për hartimin e një rezolute të përbashkët që do t’i dërgohej Asamblesë së Përgjithshme të KB-ve”, i tha BBC-së Wordsworth.

Sipas vlerësimit të ambasadorit britanik, më mirë do të ishte që Serbia dhe BE-ja të punojnë bashkërisht dhe të merren vesh si të shkohet përpara, se sa që të punohet ndaras, sepse “kësisoj mund të përfundojmë në terrenin e konfrontimit”.

“Nuk na duket punë me mend që Serbia dhe BE-ja të konfrontohen në New York, derisa njëkohësisht Serbia pohon se dëshiron të bëhet anëtare e BE-së”.

Në vazhdim ai theksoi se ka kërkuar sqarim nga Ministria e Jashtme e Serbisë për këtë hap të ngutshëm të Beogradit, ku i është thënë se arsye e shqetësimit ka qenë se “edhe shqiptarët po planifikojnë të paraqesin propozim-rezolutë, andaj Serbia ka reaguar në mënyrë që të dërgojë e para rezolutën e saj në New York”. /Telegrafi/
 

Postuar: 21:04 / 29.07.2010 | RSS
Stephen Wordsworth
Stephen Wordsworth
ProCredit Bank
Marketing
TEB Bank
Raiffeisen Bank
 
 
VIP
14:42 / 3.09.2010
Kaltrina Selimi

Kaltrina në pushime tek i fejuari në Londër

Këngëtarja Kaltrina Selimi, e cila ditë më parë realizoi videoklipin e saj të fundit të këngës “Harrom”, është d...
Teknologji
14:47 / 3.09.2010

Toshiba tërheqë laptopë

Toshiba raporton për tërheqjen e afro 41.000 laptopëvë në nivel global për shkak të problemeve të mundshme me nxehjen e...
Ekonomi
11:21 / 3.09.2010
Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Lutfi Zharku

Memorandum për investimet e huaja

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë në mbështetje të Bankës Botërore gjatë këtij muaji do të zhvillojë një kampanj...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2010 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Ilaz Kodra QT Nr.10, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.