Tenderi i targave para rianulimit
Tenderi për targat e reja të automjeteve, i shpallur për të katërtën herë radhazi, rrezikon ta ketë fatin e njëjtë si të tre tenderëve paraprakë, të anulohet.
Derisa tre tenderët e kaluar janë anuluar për shkak të parregullsive, tenderi i katërt rrezikon të anulohet për shkak se nga dhjetë ofertues vetëm njëri prej tyre i plotëson kushtet.
Burime të “Zërit” brenda MPB-së konfirmojnë se nga dhjetë kompanitë konkurruese, vetëm njëra nga ato i plotëson kriteret dhe në këtë mënyrë automatikisht prejudikohet apo favorizohet fituesi i tenderit.
Ndërsa, sipas analistëve favorizimi i njërit ofertues do të thotë shkelje e Ligjit për prokurimin publik.
Ndërkohë, zyrtarë nga Ministria e Punëve të Brendshme kanë konfirmuar se Komisioni vlerësues i MPB-së është në përfundim të procesit vlerësues të dhjetë kompanive ofertuese për targat e reja të Republikës së Kosovës. /zëri/telegrafi/
Postuar: 9:10 / 30.07.2010 |
RSS