SHBA: Serbia gaboi me rezolutën
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kritikuar Serbinë se nuk është përfshirë në bisedime serioze përpara hartimit dhe dërgimit të propozim-rezolutës në Kombet e Bashkuara.“Mendojmë se çdo përgjigje e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së ndaj opinionit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë duhet të fokusohet në shtyrjen përpara të Kosovës e Serbisë drejt rrugës që i çon në përmbushjen e synimeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian”, thuhet në deklaratën e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Beograd.
Sipas Ambasadës Amerikane përgjigja e Asamblesë së Përgjithshme nuk duhet t’i kthejë prapa dy vendet në çështje si ajo e statusit, pasi që është çështje e zgjidhur.
“Kosova është një shtet i pavarur dhe sovran”, thuhet ndër të tjera në këtë deklaratë. /Telegrafi/
Postuar: 18:10 / 30.07.2010 |
RSS