Protestohet në mbështetje të Haradinajt
|
Shpërndaje
|
Postuar: 19:19 / 30.07.2010 |
Komente: 11 |
Qindra qytetarë nga komuna e Deçanit kanë protestuar sot në sheshin kryesor të këtij qyteti, në shenjë të pakënaqësisë kundër rigjykimit të kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj. Kryetari i komunës se Deçanit, Rasim Selmanja, njëherësh organizator i protestës, tha se kjo protestë është bërë në shenjë përkrahjeje për kryetarin e AAK-së, zotin Haradinaj.
Protestuesit kanë pasur të veshura fanella me fotografi të zotit Haradinaj.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Zeqir Kelemsi, ka deklaruar se protesta u zhvillua nga ora 12:00 deri në orën 12:30 dhe ka kaluar pa incidente.
Policia njoftoi po ashtu se në fund të tubimit protestuesit ka vendosur lule ne shtatoret e dëshmorëve.
Dhoma e Apelit e Gjykatës së Hagës e ka anuluar pjesërisht vendimin e Gjykatës për pafajësi ndaj ish-komandantit të UÇK-së për Dukagjin, Ramush Haradinaj. /Telegrafi/
Postuar: 19:19 / 30.07.2010 |
RSS