Vendimi i GJND-së, në dobi edhe të Serbisë
Kryeministri Hashim Thaçi ka deklaruar se me vlerësimin e qartë të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë është hapur një kapitull i ri për Kosovën, por edhe për gjithë rajonin.Kryeministri ka deklaruar se në një të ardhme të afërt madje edhe Serbia do të kuptoj se ky vlerësim është edhe në dobi të saj, meqë sipas tij me këtë vlerësim është kthjelluar edhe mjegulla në politikën serbe.
“Tani po presim një varg njohjesh. Unë pres që tani Bashkimi Evropian të veproj në mënyrë të unifikuar, dhe që pesë shtetet e ta njohin pavarësinë tonë, gjë që nuk e kanë bërë deri tani, meqë tani nuk ka ndonjë arsye për ta që të hezitojnë”, është shprehur kryeministri Thaçi në një intervistë dhënë gazetës prestigjioze “Die Presse”
I pyetur të komentojë deklaratën e Spanjës se përkundër vlerësimit të GJND-së ajo nuk do e njoh Kosovës si shtet, kryeministri tha se “Spanja ka thënë gjithashtu se e respekton këtë vlerësim”.
“Ky është hapi i parë. Tani është koha për të marrë një vendim: unë e ftoj Spanjën që të njoh Kosovën si shtet të pavarur... Drejtësia ndërkombëtare ka shprehur të drejtën ndërkombëtare. Dëshirat afatshkurta politike të disa vendeve nuk mund të jenë mbi të drejtën ndërkombëtare”. /Telegrafi/
Postuar: 19:36 / 30.07.2010 |
RSS