Telegrafi.com - Lajme
Ipko
 
   

Pajtohuni me BE-në për Kosovën!

Shpërndaje
Postuar: 0:08 / 31.07.2010
Komente: 5
Zv/ministri grek i Punëve të Jashtme, Dimitris Drucas ka deklaruar se kur është fjala për çështjen e Kosovës, atëherë qëllimi i Athinës zyrtare është që Beogradi të koordinohet me Brukselin, me synim që të ecet përpara dhe vendet e rajonit të orientohen drejt integrimit në Bashkimin Evropian.

“Mesazhi im është i qartë, Beogradi duhet të shikojë drejtë së ardhmes dhe në koordinim më Brukselin të angazhohet për zgjidhjen e çështjeve që janë pengesë për integrim në Bashkimin Evropian”, ka thënë Drucas në Beograd, pas takimit me presidentin e Serbisë, Boris Tadic, njofton agjencia serbe e lajmeve Tanjug.

Drucas, vendi i të cilit nuk e ka njohur ende pavarësinë e Kosovës, ka thënë se sa i përket propozim-rezolutës serbe, Greqia me siguri do të ketë të njëjtin qendim sikurse shumica e vendeve të Bashkimit Evropian.

Ndërsa presidenti serb, gjatë takimit me diplomatin grek, ka deklaruar se Serbia është konsultuar me partnerët evropian për tekstin e rezolutës për Kosovën, të cilën e ka proceduar në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

Tadic tha se nuk ka pasur mosmarrëveshje me vendet perëndimore, edhe pse gjatë ditës së djeshme, Beogradi ka marrë nota kritike nga Uashingtoni, Londra dhe qendrat tjera për moskonsultim përpara dorëzimit të propozim-rezolutës, me të cilën tani i kërkohet Asamblesë së Përgjithshme të jep konkludim mbi opinionin që dha ditë më parë Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë.

Diplomati grek Drucas do të arrijë sot edhe në Prishtinë ku do të takohet me presidentin Fatmir Sejdiu dhe kryeministrin Hashim Thaçi.

Pas vendimit të GJND-së, Shtetet e Bashkuara dhe shumica e vendeve të Bashkimit Evropian e kanë përshëndetur vendimin e GJND-së dhe i kanë sugjeruar Serbisë të pajtohet me realitetin dhe të shfrytëzojë rastin për ndërtimin e raporteve të mira fqinjësore me Kosovën.

Ndërsa autoritete kosovare kanë shprehur gatishmëri për bisedime për çështje teknike me autoritetet serbe, por jo edhe për statusin, pasi sipas tyre ai është i zgjidhur përgjithmonë.

Serbia ka gjasa të bie në gjunjë!

Ndërkohë në Beograd vazhdojnë reagimet kundër Qeverisë rreth propozim-rezolutës së dorëzuar në Asamblenë e Përgjithshme.

“Serbia e ka gjuajtur vetën në njërin gju me pyetjen e mangët që i është drejtuar Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, ndërsa tani me këtë propozim-rezolutë po përgatitet ta gjuaj vetën edhe në gjurin tjetër”, tha Aleksandar Fatic, drejtor i qendrës për Siguri në Beograd.

Ai tha se Serbia, pavarësisht mbështetjes nga Rusia dhe Kina, do ta ketë të vështirë t’i sigurojë votat e nevojshme në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, tani pas dhënies së vendimit të GJND-së.

“Na është paralajmëruar të mos merremi më me këtë punë. Shtetet e Bashkuara dhe vendet kryesore të BE-së kanë paralajmëruar po ashtu një kundër-rezolutë, kështu që ka shumë gjasa që në sesionin vjeshtor të Asamblesë së Përgjithshme të fitojmë atë që nuk kemi dashur, të biem në dy gjunjë”.

Edhe partitë kryesore opozitare serbe e kanë kritikuar Qeverinë serbe për procedimin e propozim-rezolutës pa koordinim me Bashkimin Evropian. Ato kanë kërkuar nga pozita që të mos e fshehin faktin se Kosova mund të jetë pengesa kryesore e Serbisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian. /Telegrafi/

Postuar: 0:08 / 31.07.2010 | RSS
Dimitris Drucas
Dimitris Drucas
ProCredit Bank
Marketing
TEB Bank
Raiffeisen Bank
 
 
VIP
14:42 / 3.09.2010
Kaltrina Selimi

Kaltrina në pushime tek i fejuari në Londër

Këngëtarja Kaltrina Selimi, e cila ditë më parë realizoi videoklipin e saj të fundit të këngës “Harrom”, është d...
Teknologji
14:47 / 3.09.2010

Toshiba tërheqë laptopë

Toshiba raporton për tërheqjen e afro 41.000 laptopëvë në nivel global për shkak të problemeve të mundshme me nxehjen e...
Ekonomi
11:21 / 3.09.2010
Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Lutfi Zharku

Memorandum për investimet e huaja

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë në mbështetje të Bankës Botërore gjatë këtij muaji do të zhvillojë një kampanj...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2010 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Ilaz Kodra QT Nr.10, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.