Telegrafi.com - Lajme
Ipko
 
   

Kryekomunarët “diplomatë”

Shpërndaje
Postuar: 11:00 / 31.07.2010
Komente: 3
Tre kryetarëve të komunave u është kërkuar që t’i dorëzojnë pasaportat diplomatike, të cilat i kanë fituar gjatë kohës kur kanë qenë deputetë të Kuvendit të Kosovës. Njëri nga ta është i gatshëm që ta dorëzojë, një tjetër dëshiron ta mbajë si suvenir, e i treti nuk ka dëshiruar të flas për të.

Rasim Selmanaj, Agim Veliu dhe Bojan Stojanovic para pak ditësh kanë marrë nga një ftesë nga Ministria e Punëve të Jashtme. Zyrtarët e ministrisë ua kanë rikujtuar atyre se disa muaj më herët është dashur që t’i kthenin pasaportat, pasi ato nuk vlejnë për kryetarë të komunave.

Rasim Selmanaj, kryetar i komunës së Deçanit ka thënë se është vonuar në kthim të pasaportës për shkak të ngarkesës me punë si njeri i parë i komunës.

“Nuk kam asnjë arsye që të mos e kthej pasaportën”, shprehet Selmanaj.

Pasaportën diplomatike, më për qejf duket se e ka kryetari i komunës së Podujevës, Agim Veliu.

“Dua ta mbajë më tepër si suvenir”, thekson Veliu.

Për dallim nga dy të parët, kryetari i komunës së Graçanicës Bojan Stojanovic nuk ka treguar gatishmëri për t’u përgjigjur. /koha ditore/telegrafi/
 

Postuar: 11:00 / 31.07.2010 | RSS
Foto ilustruese
Foto ilustruese
ProCredit Bank
Marketing
TEB Bank
Raiffeisen Bank
 
 
VIP
22:44 / 6.09.2010
Pamela Anderson, Foto: Reuters

Anderson pëlqen të qëndrojë në shtrat

Pamela Anderson ka pranuar se skenat filmike duke qëndruar në shtrat i lejojnë që t’i kthehet përditshmërisë.
Teknologji
20:36 / 6.09.2010

Google Music, rivali i ri për iTunes?

Apple do të mund të befasohet për të keq, në fund të këtij viti, pasi që sipas disa spekulimeve thuhet se Google po pë...
Ekonomi
17:02 / 6.09.2010

KFOR-i bën inspektimin në TC "Kosova B"

Ekspertë për matjen e materieve kimike, biologjike dhe radiologjike në kuadër të KFOR-it dhe disa përfaqësuesve të FSK-...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2010 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Ilaz Kodra QT Nr.10, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.