Arrestohen dy të dyshuar për vjedhje në tentativë
Policia e Kosovës njoftoi të shtunën se ka arrestuar dy të dyshuar për vjedhje në tentativë në Gjakovë.
Policia e Kosovës bëri të ditur se të premten rreth 17:30 policia kishte pranuar një informatë nga qytetarët për një vjedhje në progres, dhe qytetarët kishin vërejtur dy të dyshuar në ish shtëpinë e mallrave “Agimi “ në Gjakovë duke demoluar një pjesë të mbulojës së kulmit të kësaj ndërtese.
“Njësia e patrullës së stacionit policor të Gjakovës është përgjigjur në vendin e ngjarjes (në kulmin e ish shtëpisë së mallrave “Agimi”) dhe arrestoi dy të dyshuar A. P (1976)
dhe T. L (1977)”, thuhet në njoftim.
Policia në vendin e ngjarjes nga të dyshuarit ka konfiskuar edhe një kaçavidë si dhe pajisje të tjera që dyshohet të jenë përdorur në këtë tentim vjedhjeje. Pas arrestimit të dyshuarit kanë deklaruar se kanë dashur që të vjedhin pjesë të metalta për t’i shitur më pas ato në deponitë që grumbullojnë metale.
Të arrestuarit janë të njohur për policinë si recidivist. Në konsultim me prokurorin të njëjtëve u është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë. /Telegrafi/
Postuar: 14:15 / 31.07.2010 |
RSS