Telegrafi.com - Lajme
Ipko
 
   

Vizioni i Kosovës, bashkëpunimi me të gjithë

Shpërndaje
Postuar: 20:11 / 31.07.2010
Komente: 0
Vizioni i Kosovës është bashkëpunimi me të gjitha shtetet e rajonit, në kuadër të kësaj kemi një bashkëpunim të mirë edhe me Maqedoninë, edhe me Shqipërinë, edhe me Malin e Zi, këtë bashkëpunim në kuadër të perspektivës euro-atlantike besojmë se do ta kemi edhe me Serbinë- tha kryeministri Hashim Thaçi pas takimit me ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë, Dimitris Droutsas.

Thaçi ka thënë se Kosova dhe Greqia kanë bashkëpunim biletaral në shumë fusha, i cili po jep rezultatet e veta edhe në konsolidimin e Kosovës, por në të njëjtën kohë edhe të perspektivës sonë evropiane. Ai ka falënderuar Greqinë për mbështetjen që i ka dhënë Kosovës, paqes dhe stabilitetit në rajon, si dhe për prezencën e Greqisë edhe në kuadër të KFOR-it, të ICO-së, të EULEX-it dhe mekanizmave tjerë ndërkombëtarë.

Sa i përket komentit të presidentit serb Boris Tadic, se serbët e Kosovës do të duhej të kishën një status të veçantë, Thaçi tha: “Opinioni i GJND-së ka qenë shumë i qartë për Kosovën edhe për rajonin, por edhe për gjithë mbështetësit e zhvillimeve në rajon, por para se gjithash në Kosovë”, duke shtuar se Kosova është pro bashkëpunimit ndërshtetëror me Serbinë, por me kuptimin e qartë se Kosova është shtet i pavarur dhe sovran.

Ndërkohë, Droutsas ka thënë se mesazhi kryesor të cilin ua ka përcjellë edhe Beogradit edhe Prishtinës ka qenë që ta shohin të ardhmen brenda BE-së, ndërsa “Greqia ka një rol shumë të rëndësishëm për të luajtur në këtë proces”. /Telegrafi/

Postuar: 20:11 / 31.07.2010 | RSS
ProCredit Bank
Marketing
TEB Bank
Raiffeisen Bank
 
 
VIP
14:42 / 3.09.2010
Kaltrina Selimi

Kaltrina në pushime tek i fejuari në Londër

Këngëtarja Kaltrina Selimi, e cila ditë më parë realizoi videoklipin e saj të fundit të këngës “Harrom”, është d...
Teknologji
14:47 / 3.09.2010

Toshiba tërheqë laptopë

Toshiba raporton për tërheqjen e afro 41.000 laptopëvë në nivel global për shkak të problemeve të mundshme me nxehjen e...
Ekonomi
11:21 / 3.09.2010
Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Lutfi Zharku

Memorandum për investimet e huaja

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë në mbështetje të Bankës Botërore gjatë këtij muaji do të zhvillojë një kampanj...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2010 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Ilaz Kodra QT Nr.10, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.