Telegrafi - Lifestyle
Alba Qeramika
 
   

Pika - G, butoni magjik

Shpërndaje
Postuar: 22:28 / 11.10.2009
Komente: 113
Kishit dëgjuar ndonjëherë për pikën "G"? Le të themi që është një zonë e panjohur e femrës nga ana e mashkullit. Është zona më e nxehtë erogjene e femrës. Por, …. a ekziston kjo vatër me të vërtetë dhe nëse ajo ekziston, si do ta gjeni ju atë? Përgjigja e thjeshtë. Një "Po" e madhe. Kjo vatër ekziston. Asgjë lidhur me të nuk është misterioze.

Pika- G ngjall shumë kuriozitet dhe pa u futur shumë në detaje. Doktor Grafenberg ishte ai që zbuloi ndjeshmërinë e kësaj pike në vitin 1944. Fjala u fut në fjalor (të gjuhës angleze) në vitin 1997. Pika G në të vërtetë nuk është një pjesë anatomike e trupit, por më shumë një si zonë, në të cilën një femër mund të ketë ndjeshmëri më të lartë.

Të gjitha gratë e kanë pikën-G, por jo të gjitha gratë vënë re ndonjë ndryshim kur ajo stimulohet. Madje, disa gra, nuk e pëlqejnë sensacionin që marrin nga stimulimi i kësaj vatre. Për këto dy arsye, gratë, nuk duhet të mërziten, po qe se nuk e gjejnë këtë vatër tek vetia, ose partneri i tyre seksual nuk e gjen dot këtë vatër tek ato.

Pika G, gjendet direkt pas kockës pubike, në murin e sipërm të përparmë të vaginës, rreth 4cm brenda hapjes vaginale. Ndonëse dimensioni i saj ekzakt dhe vendosja e saj ndryshojnë, ajo mund të gjendet diku në mes, midis faqes së pasme të kockës pubike dhe pjesës së përparme të qafës së mitrës, afër qafës së vezikës urinare. Nëse ju imagjinoni një orë brenda vaginës, me 12 nga kërthiza, pika G, zakonisht, do të gjendet diku midis orës 11 dhe 1.

Ejakulacioni femëror

Shumë gra, që janë të ndjeshme ndaj stimulimit të vatrës-G, shpesh, ejakulojnë një lëng të qartë gjatë orgazmës. Disa herë, vetëm pak pika, herë të tjera një shpërthim i fuqishëm i tij. Ndërkaq, shumë nga këto gra ndjenë nevojën urgjente për urinim, menjëherë përpara orgazmës. Gra të tjera janë të bindura se urinonin në mënyrë të pandërgjegjshme gjatë seksit. Këta autorë dhe shumë të tjerë, kanë argumentuar se ky lëng misterioz nuk ka të bëjë fare me urinën.

Ku fshihet pika G?

Mbështetësit e vatrës-G thonë se kjo vatër, ndryshe nga klitori që është një organ i dallueshëm dhe i dalë, ka mbetur e pazbuluar për kaq shumë kohë, sepse është e vendosur brenda murit vaginal dhe përgjigjet, zakonisht, vetëm ndaj presionit të thellë dhe të fortë. Kjo mund të shpjegojë pjesërisht faktin që disa gra ndjejnë sensacione orgazmike gjatë lindjes së fëmijëve. Ato thonë se koka e fëmijës ushtron presion të thellë mbi muret vaginale.

I gjithë biznesi i pikës-G, akoma, mbetet me shumë kundërthënie. Kërkues të tjerë arrijnë në përfundimin se edhe nëse pika G ekziston me të vërtetë, ajo nuk është aq e përhapur sa pretendojnë përkrahësit e saj, rreth tre të katërtat e këtyre grave thanë se ato provojnë orgazma kur e stimulojnë këtë zonë.

Si ta gjeni pikën-G?

Sido që të jetë, çfarëdo emri që t'i vini, kudo që ajo të ndodhet, kërkojeni për kënaqësinë tuaj. Ajo kurrsesi nuk dhëmb. Për ato gra që e kanë të vështirë ta lokalizojnë pikën- G kur janë të shtrira në shpinë, do t'u sugjeroja të përpiqen ta gjejnë këtë zonë kur janë ulur në fronin e WC. Për këtë sugjerim e kam një arsye: Sensacioni i parë që gruaja provon kur pika G stimulohet, është nevoja urgjente për të urinuar.

Përpiquni të eksploroni murin e përparmë të sipërm të vaginës, duke ushtruar presion të fortë në drejtim sipër me gishtin tuaj. Me stimulim të mjaftueshëm, zona mund të fillojë të ënjtet dhe të ndjehet në prekje si një bizele e vogël. Disa gra, e gjejnë më me lehtësi zonën, kur ushtrojnë presion të fortë, nga lart poshtë me njërën dorë, mbi kockën pubike, në abdomen, kur gishtat e dorës tjetër kërkojnë brenda vaginës.

Shumë gra thonë, se gjatë interkursës në pozicion gruaja-sipër, është më e lehtë të "goditet vatra". Pika-G, nuk është vetëm një buton magjik, ajo është një zonë e tërë, që shumë gra kënaqen kur e stimulojnë. Për të vetë-eksploruar vatrën-G, çdo grua mund të procedojë ashtu siç do ta përshkruajmë më poshtë. Por, procedura mund të modifikohet, kur pikën- G do të përpiqet ta gjejë partneri seksual. Kërkimi i pikës "G", ka vështirësitë e saj dhe ndryshon në gra të ndryshme. Edhe koha e nevojshme për të eksploruar ndryshon nga njëra grua te tjetra.

Ç'duhet të bëni gjatë veteksplorimit të pikës -G"?

1-Shtrihuni në shpinë dhe qetësohuni. Kjo është kënaqësi.

2-Përdorni lubrifikant.

3- Masturboni në mënyrën që jeni mësuar të masturboni.

4- Futni një ose dy gishta në vaginën tuaj.

5-Përkulini gishtat me drejtim nga sipër (nga kërthiza). Përfytyrojeni vaginën tuaj si një fushë sahati, që kur je e shtrirë 12-a është sipër (vendosi gishtat midis orës 11 dhe 1)

6-Bëni një lëvizje me gishtat sikur i thoni dikujt "hajde këtu".

7- Shtypni fort në drejtim të çatisë së vaginës, në rreth 1/3 e saj të poshtme...

8-Ju do të ndjeni një të ngritur të vogël, që rritet në dimensione kur rritet stimulimi seksual.

9- Ju mund të kënaqeni, ose jo. Ju mund të keni një orgazëm ose jo. Juve mund të mos ju pëlqejë sensacioni. Çdo grua është e ndryshme. /Telegrafi/


ProCredit Bank
Marketing
KREATIV qeramika
Raiffeisen Bank
Video
 
 
VIP
12:03 / 9.09.2010
Afërdita Dreshaj (Foto: Galsh)

Afërdita Dreshaj thotë ‘vetëm puthëm’

Afërdita Dreshaj së shpejti do të pushtojë ekranet e televizioneve shqiptare me videoklipin e ri, që do të titullohet “...
Teknologji
11:53 / 9.09.2010

Rritet numri i përdoruesve të Twitter

Numri i përdoruesve mobil të shërbimit Twitter është rritur për 62% që nga mesi i prillit falë lansimit të aplikacione...
Ekonomi
17:41 / 8.09.2010

Llamkosi shitet për 400 mijë euro

Me një vlerë prej vetëm 400 mijë euro, Agjencia Kosovare e Privatizimi, shiti ndërmarrjen shoqërore, “Llamkos” e cila...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2010 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Ilaz Kodra QT Nr.10, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.