Po vijnë “zgjedhjet”... studentore!

8:58 / 2.06.2012

Valton Marku
Valton Marku

Dyert e fakulteteve të Universitetit të Prishtinës janë shndërruar në dyer cirku nga posterët e neopolitikanëve iluzivë e organizatave të tyre iluzive, që janë në garë për pushtetin studentor: atë “pushtet” që jep disa zyra, veshë disa studentë me kollare e i (vet)privilegjon, por që ndryshimi tek i cili thirren nuk është parë e as që do të shihet kush e di kur.

Këto zgjedhje e mënyra se si kanë marrë hov këto, të kujtojnë setin e “Brace Yourself” (mbaje veten) të ueb-faqes humoristike “9gag”: mbaje veten se po vinë zgjedhjet studentore; mbaje veten se po vjen perspektiva për studentë; mbaje veten se tash e tutje të gjithë studentët do t`iu ikin kafeve e kohës së shpenzuar pa lidhje; mbaje veten se do të bëhet nami...

Para se të fillojmë të “mbajmë” veten edhe më shumë, le të kujtomë se çka kanë bërë këto organizata ndër vite. Shumë nga këto organizata në programet e tyre thoshin se do të rrisin vlerat akademike të studentëve. E sa janë rritur këto tregon edhe organizimi i debateve ose ligjëratave jashtë plan-programeve studentore që janë barazi me zero. Shumë nga këto organizata thoshin se do të përmirësojnë kushtet thelbësore për studentë, e kushtet thelbësore të studentëve jo që nuk janë përmirësuar, por edhe akomodimi nëpër konvikte është i dyshimtë e lere më kushtet atje.

Shumë nga këto organizata thoshin së do të organizohen atraksione të llojeve të ndryshme kulturore e sportive, e krejt çka është organizuar deri me sot ngjason me turnirët e eventët muzikorë alla- gjimnaziste e të tejkonsumuara.

Ndërsa, këta individë kërkojnë vota!

Duhet të kujtojmë që shumë organizime, protesta, debate e ligjërata janë organizuar nga individë e organizata që qëllim kryesor nuk e kishin marrjen e pushtetit studentor, por ndryshimin, e kjo ka rezultuar si shumë produktive.

Mungesën e serioziteti të këtyre organizatave e tregon më së miri numri i madh i tyre në krahasim me numrin e studentëve që ka Universiteti i Prishtinës, e më shumë joserioze i bën kërkimi i votës për ndryshim, thuaja se nuk patën asnjë rast më herët që të ndryshojnë shumëçka.

Është koha që studentët e Universitetit të Prishtinës të tregojnë që këto organizata nuk janë zëri e as përfaqësues të tyre, e kjo mund të bëhet vetëm me bojkotim të zgjedhjeve studentore. Vetëm kështu dëgjohet zëri real studentor, sepse nëse vazhdon të përkrahësh degradimin, nuk nevojitet ndonjë logjikë e jashtëzakonshme që të tregojë që degradimi do të vazhdojë, e ky degradim është evident me vite. Por e ka një zgjidhje: mungesën e votës!

 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
0:31 / 19.05.2013
Foto: Reuters

Danimarka fiton Eurovisionin

Përfaqësuesja e Danimarkës, Emmelie de Forest, me këngën “Only Teardrops”, ka triumfuar në natën finale të edicioni...
Teknologji
19:59 / 18.05.2013
Google do ta “sulmojë” Microsoft-in

Google do ta “sulmojë” Microsoft-in

Alternativa e softuerit më të famshmë në botë - Microsoft Office, Google dhe aplikacionet e saj gjithmonë kanë vuajtur ...
Ekonomi
20:56 / 18.05.2013

Qeveria do të kërkojë sqarim nga amerikanët për Trepçën

Pas nënshkrimit të marrëveshjes ndërmjet konsorciumit amerikan “New Generation Power”, dhe Ministrisë për Miniera dhe...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.