Studentët, këta politikanë të vegjël

16:35 / 8.06.2012

Durim Xhemajli
Durim Xhemajli

Kur pret përparim e shkon më mbrapa; kur pret ngritje e shkon më poshtë... kështu po ndodh edhe brenda universitetit tone: pret ndryshime në të mire - ndodh më keq.

Dyert pritnin e përcillnin studentë, korridoret ishin të mbushura plotë e përplot - më shumë me “militantë” të organizatave studentore se sa me studentë që pritnin të votonin. Shumë prej tyre, pra studentë, patën probleme duke mos mundur të kalonin nëpër kortidore për të mbërritur deri tek një sallë ku një profesor po jepte nënshkrime, sepse rregulli dhe rendi nuk ekzistonte aspak edhe pse pretendohej se kishte.

Para se të vinte dita e zgjedhjeve, shumë organizata në mënyrë tipike - të partive politike - filluan fushatën e tyre zgjedhore. U bë laramani para dyerve të fakulteteve, e u investua shumë në fanella, kimikë, fletore e gjëra të ndryshme. E këto i financoi një pjesë UP-ja e një pjesë partitë prej të cilave burojnë.

Parregullsi, rrëmujë, kërcënime, mashtrime e shumë gjëra të tjera ndodhën ditën kur u votua. Në fund filluan të numërojnë votat dhe të tregohet fituesi.

Mbrëmja dha edhe fituesin, i cili për festë nuk zgjodhi as më shumë e as më pak se sa të paguaj një këngëtarë dhe atë “midis” oborrit të fakultetit, duke ja humbur kuptimin e një vendi akademik. E për t’ia shtuar më shumë të keqen, u përkujdesën të deklarohen se kjo është mënyrë që e bëjnë edhe partitë politike kur fitojnë. Ja në çka marrim shembull.

Kjo do të thotë që një organizatë është edhe derivat i një partie politike. Pra, kur pret se po vjen ndryshimi, në fakt ngulfatemi me shumë. Po shkojmë më mbrapa, po largohemi më shumë nga mënyra e saktë e qasjes brenda universitetit.

Çka në fakt po përfiton studenti nga këto përçarje që bëjnë organizatat? Sa po dobësohet faktori studentë përball klaneve të cilat kanë për synim t’ia zbrazin gjepin studentëve e të pasurohen për vete: të hanë darka, të flasin lirshëm në telefon e të shëtisin pa ndërprerë. Si duhet të unifikohet trupi studentor? Si duhet dhe sa mund t’i bëjë ballë klaneve të cilat kanë arritur ta mbajnë të përçarë këtë trup për këtë kohë të gjatë?

Këto janë pak nga pyetjet që në fakt nuk duhet të ekzistonin fare.

Derivat i këtyre përçarjeve mes organizatave është pra dobësimi i trupit studentor, para atyre që e duan në fakt këtë gjë. Ai po dobësohet çdo herë e më shumë në favor të klaneve me këtë interes. Ndarja në organizata, fyerja në mes tyre, pranimi i ndikimit nga partitë politike nuk i ndihmon unifikimit, por ndarjes. Politizimi i studentit, njohja e të drejtave të tij, kërkesat për plotësimin e këtyre të drejtave dhe kushteve brenda universitetit do ta mundësonte forcimin e këtij trupi studentor kundrejt klaneve me qëllime jo të mira ndaj trupit studentor.

Na duhet një frymë e re brenda studentit. Universiteti nuk është i askujt: ai ka qenë i studentëve, është i studentëve dhe do të mbetet i studentëve!


 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
21:13 / 19.05.2013

Lulgjuraj: Dhamë maksimumin, por kjo nuk mjaftoi

Adrian Lulgjuraj, i cili së bashku me Bledar Sejkon e përfaqësuan Shqipërinë në Eurovision, ka thënë se të gjithë dha...
Teknologji
19:58 / 19.05.2013
Kërkesë e madhe për HTC One, dyfishohet prodhimi

Kërkesë e madhe për HTC One, dyfishohet prodhimi

Njëri nga problemet me të cilat ballafaqohen prodhuesit e telefonave mobil është sasia që ata duhet ta lëshojnë në treg...
Ekonomi
11:34 / 19.05.2013

Policia sërish përgatit tender për “Porsche Prishtina”

Policisë së Kosovës i ka dalë sërish problem me tenderin për furnizim me vetura patrulluese, pasi që edhe në tenderët ...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.