Letër deputetit, z. Ukë Rugova

11:08 / 21.06.2012

Sabri Mehmeti
Sabri Mehmeti

I nderuar z. Deputet!

- Në emër të banorëve të lagjes “Velania”;
- Në emër të mijëra të tjerëve që u duhet të kalojnë nëpër këtë lagje;
- Në emër të atyre që kanë pësuar dhe pësojnë përditë gjithfarë situatash dhe dëmtime të makinave, duke qenë të detyruar të kalojnë nëpër të vetmin shteg të ngushtë – pjesën ndërmjet dy semaforëve të rrugës “1 Tetori”, që ngjan më shumë me një rrugicë malore, me gropa bezdisëse edhe për traktoristë, dhe

Për hir të:

- lirisë së qarkullimit,
- lehtësimit të jetesës së bashkëqytetarëve tuaj, jo pak prej të cilëve të kanë dhënë votën për t’i mbrojtur interesat e tyre,
- respektimit të ligjit – ngaqë:
• sipas nenit 22.1, pika a) të Ligjit për Rrugët, “personi juridik ose fizik bën kundërvajtje, nëse pa arsye dhe në kundërshtim me dispozitat e këtij ligji, bllokon një rrugë publike ose vendos material në rrugë publike”;

Të përgjëroj:
Zhbllokoje rrugën “Hamdi Gashi”!

- sepse shkaku i vendosjes së portës në këtë rrugë (ngjarja e 12 marsit 2004), ka pushuar para më se gjashtë vjetësh; për më tepër këtë duhet ta bësh sot, kur për zhbllokimin e rrugëve ushtarëve të KFOR-it po iu duhet madje edhe të gjakosen;

- sepse nuk ke të drejtë morale të ngrihesh në Kuvend kundër bllokadave në Veri, në kohën kur vetë mban të bllokuar rrugën në mes të Prishtinës!

- SEPSE, FUNDJA, KËTË E KENI OBLIGIM LIGJOR.

(Autori është banor i Lagjes “Velania”)

 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
11:00 / 18.05.2013
Rooney Mara

Rooney Mara fytyrë e Calvin Klein

Aktorja e njohur, Rooney Mara, është bërë fytyra e re e brendit të njohur Calvin Klein.
Teknologji
9:45 / 18.05.2013
Lenovo K900, një super-telefon i ri Android

Lenovo K900, një super-telefon i ri Android

Modeli i shumë-përfolur i telefonit të mençur Lenovo tashmë është prezantuar me karakteristikat e tij të veçanta.
Ekonomi
16:34 / 17.05.2013
Foto: Arkiv

Mbi 3600 projekte presin mbështetjen e Ministrisë së Bujqësisë

Një numër i madh i fermerëve, po presin mbështetjen e Ministrisë së Bujqësisë. Janë rreth 3627 projekte të ndryshme t...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.