Qytetari dhe brisku i berberit!

17:14 / 17.07.2012

Fejsal Spahiu
Fejsal Spahiu

Ditëve të fundit jemi dëshmitarë të shumë hallakamave që po ndodhin në vendin tonë, prej vendimit të vazhdimit të kontratës për Presidenten nga gjykata Kushtetuese, replikat mes ambasadorit amerikan Kristofer Dell dhe publicistit Veton Surroit, e deri te akuza e të përditshmes gjermane “Allemagne Zeitung” se Kosovën po e udhëheqë mafia.

Se në Kosovë po shkojnë punët hallakamë dhe se punët nuk janë në rregull, për këtë janë të bindur të gjithë. Edhe ata që janë më injorantë në punët e politikës.

Pothuaj të gjithëve, duke menduar, po na vjen në mendje një pyetje: çka na solli në këtë gjendje të mjerueshme? Përgjigjja në formë shumë simbolikë do të ishte: Mentaliteti i sofrës së pangopur!

Kjo fjali që na kthen në të kaluarën, në ditët e sotme do ta kuptonim si një simbol të një familjeje të madhe mesjetare, e cila nuk ka edhe aq shumë për të ngrënë. E, kur anëtarët ulen në sofër (që duhej të simbolizonte bashkimin), secili mundohet që të hajë sa më shpejtë, që ta mbushë gojën më tepër, që të ngopet... Krejt kjo në bazë të “aftësive” të tij, pa u kujdesur nëse anëtarët e tjerë i lë gjithnjë të pangopur.

E gjithë puna filloi me humbjen e besimit në institucione dhe korrupsionin e madh që u shpërfaq në sipërfaqe si pompat e gazit mbas lufte. Fajin e kryesor e ka vetë Qeveria dhe institucionet. Si arsye kryesore e këtyre fenomeneve del në fund mosinteresimi i institucioneve për qytetarin e thjeshtë dhe jetën e tij.

Sot te ne është bërë çdo gjë normale, e lejueshme. Është e lejueshme dhe e natyrshme që kryetarë komunash, si ata të PDK-së në Ferizaj dhe në Kaçanik - në veçanti ky i fundit - të përfundojnë në burg për aktivitet kriminal, e subjekti politik të cilit i përkisnin të mos e bëjë as dënimin dhe distancimin më të vogël moral.

Është e lejueshme dhe e natyrshme që deputetët të rrihen si gangsterë në Parlament dhe të mos hetohen nga policia për rastin, as të mos dënohen të paktën moralisht nga subjekti të cilit i përkasin. Përkundrazi, arsyetohen dhe inkurajohen.

Është e lejueshme dhe e natyrshme që profesorë universiteti të jenë agjentë të shërbimeve sekrete.

E gjitha është normale. Sa më shumë që kalojnë vitet, aq më normale bëhet. Do të thotë, e lejueshme dhe e natyrshme.

Kjo e vërteton edhe më shumë faktin se në Kosovë nuk mund të ndodhin ndryshime, sepse në mendjen e popullit ngulitet bindja se të gjithë janë njësoj, e kushdo që vjen me të njëjtin brisk berberi do t’i “rruaj”.

Në fund, qytetarit si mbetet tjetër pos që edhe ai t’i bashkëngjitet këtij vargu të problemeve: ai do të dorëzohet para korrupsionit.

Për të ndalur nga kjo krizë që jemi futur, nuk është shpëtim liberalizimi i vizave , apo anëtarësimi në BE. Sepse, BE-ja nuk do të vijë të na ndryshojë dhe të na bëjë njerëz më të qytetëruar. Kjo qytetari e jona duhet të burojë nga puna jone dhe edukimi.
Përndryshe, po vazhduam në këtë mënyrë, edhe shumë gazeta tjera do të shkruajnë për shtetin tonë, ashtu si na paraqiti FAZ-i gjerman.

Në fund, sa më shumë që po mendoj, aq më shumë po bindem se Kosova po shkon drejt krijimit të një shteti të ngjashëm me shtetet e Amerikës Latine, ku nëse ke pakë famë, post, ose para, ti shumë shpejt dot mund të jesh edhe mbi ligjin.
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
11:05 / 19.05.2013
Rita Ora

Rita, shumë e ‘egër’ në foton e re

Bukuroshja shqiptare, Rita Ora, ka treguar sensin e saj prej një femre ‘egërsirë’ në foton e re që po qarkullon nëpë...
Teknologji
9:11 / 19.05.2013
Yahoo bën gati 1.1 miliardë për Tumblr

Yahoo bën gati 1.1 miliardë për Tumblr

Bordi ekzekutiv i motorit të madh të kërkimit në internet, Yahoo do të takohet sot për të votuar ose jo blerjen mikro-bl...
Ekonomi
20:56 / 18.05.2013

Qeveria do të kërkojë sqarim nga amerikanët për Trepçën

Pas nënshkrimit të marrëveshjes ndërmjet konsorciumit amerikan “New Generation Power”, dhe Ministrisë për Miniera dhe...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.