Hajnia e Avni Kastratit

14:32 / 20.07.2012

Nexhmedin Spahiu
Nexhmedin Spahiu

Qindra sms-a, telefonata e e-maile më erdhën këtyre ditëve me pyetjen “Çfarë e gjet Avni Kastratin që e rroku gjithë kjo zerzele duke vërshuar me shpifje e ofendime ndaj meje”.

Pyetja më e thjeshtë që më bëhej ishte: a nuk u mjaftua që t’i ka vjedhë votat? Dhe, përse pikërisht tani.

Pse veproi si hienë, pikërisht në kohën kur unë ndodhesha në vizitë zyrtare jashtë Kosove?

A ka kund logjikë që një radiotelevizioni t’i jepet afat treditor për largim stafi e pajisje nga objekti ku ka operuar 13 vite me radhë në bazë të lejes së lëshuar nga UNMIK-u, atëherë kur komuna as që ekzistonte si institucion?

A mund ta nënshkruajë kush një dokument të tillë pa u rralluar nga trutë?

Çfarë zerzele do ta ketë kapur këtë njeri?

Përgjigja është e thjeshtë: Avni Kastrati ka marrë vesh se RTV Mitrovica ka ardhur në posedim të dokumenteve të hajnive të tij. Dhe çfarë bënë? Sjellë policinë, hyn forcërisht pa vendim gjykate në lokalet e RTV Mitrovicës për të marrë dokumentacionin komprometues për të. Por, harron se ka futur në dorë vetëm disa prej këtyre dokumenteve të hajnive të tij.

Ja një prej dokumenteve që Avni Kastrati i ka dërguar njerëzit për t’i vjedhur nga zyra ime.Hajni e pastër, e bardhë në të zezë. Me datë 23 Nëntor 2010 nënshkruan kontratë fiktive ku vetit i mundëson që t’i vjedhë 400 euro në muaj nga buxheti komunal. Kontrata është bërë në emër të një televizioni që nuk është i licencuar dhe nuk ekziston. Thjeshtë është kontratë fiktive, mënyrë e pastër e vjedhjes së parave të buxhetit që dy vite me radhë.

Përderisa TV Mitrovica për hir të publikut transmeton seancat e Kuvendit Komunal të Mitrovicës pa asnjë kompensim, Avni Kastrati në emër të transmetimit të këtyre seancave fut në xhepin e vet 400 euro në muaj. Dhe i ndanë jo një po 7 zyra televizionit që nuk ekziston.


 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Teknologji
13:30 / 17.06.2013
Samsung nxjerr version edhe më të shpejtë të Galaxy S4

Samsung nxjerr version edhe më të shpejtë të Galaxy S4

Samsung është duke planifikuar të lëshojë versione të ndryshme të telefonit të saj kryesor, Galaxy S4, përkatësisht e...
Ekonomi
8:49 / 18.06.2013

Dita e fundit e samitit të G8

Samiti i ekonomive udhëheqëse të botës i njohur si G8-ta përfundon sot në Irlandën e Veriut.
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.