Vullneti i sovranit!

12:03 / 15.08.2012

Faik Krasniqi
Faik Krasniqi

Na i heqin dritat për një kohë të gjatë dhe nën dritën e qiririt krijojmë një ambient aq romantik, saqë nuk na vjen të shkëputemi ndaj tij edhe nëse dritat na vijnë gjatë kësaj kohe. Sikur na duket padrejtësi të na largojnë nga bota e “ëndrrave”.

Vite më parë, në periudhën e krizës energjetike, shumë biznese falimentuan; shumë elektro-shtëpiake u dogjën; dhe shumë pleq e plaka vdiqën nga të ftohtit e acartë të dimrit. Pavarësisht nga këto humbje, ne fituam diçka që kishim kohë që e kishim humbur. Çfarë? U bashkuam sërish me njëri-tjetrin: vëllezër, motra e fqinj mblidheshim të gjithë nën dritën e qiririt dhe kujtonim kohët e vjetra e të lumtura që kalonim në periudhën e regjimit të egër komunist, pavarësisht nga të këqijat e atij sistemi. Në atë kohë ishim vërtet të bashkuar; kishte një harmoni midis njerëzve; ishin shumë të bukura mbrëmjet që organizoheshin nëpër vatrat e kulturës...

Në atë periudhë të errët, kishte edhe gjëra të bukura, të cilat ia vlen t'i kujtosh. Por, në këtë periudhë të errët nuk ka mbetur asgjë e bukur të cilën ne mund ta mbajmë në kujtesën tonë. Gjithçka që kemi kaluar në këtë periudhë të errët 13-vjeçare duam vetëm ta harrojmë.

Ç'fatkeqësi! Dua të harroj 13 vjet nga koha ime; 13 vjet nga koha e rinisë; nga lulja e moshës... Dua të ankohem te i Plotfuqishmi se më solli në këtë botë në një kohë të papërshtatshme, me gjithë këto absurditete të botës shqiptare.

Për njeriun që pushtohet nga një pesimizëm i pashoq, megjithatë qiriri ka qenë gjithmonë një dritë shprese për botën tonë. Të mos i harrojmë rilindësit tanë, të cilët nën dhe me dritën e qiririt zhdukën errësirën pesëshekullore në të cilën vuante Shqipëria etnike dhe shqiptarët, si pasojë e pushtimit nga Perandoria Osmane, dhe një shekull nën sundimin serb. Të jeni të sigurt se këta rilindës shpejt do të shfaqen dhe do të pagëzohen me emrin "rilindësit modernë".

Këta rilindës janë shtresa e re intelektuale brenda dhe jashtë trojeve të Shqipërisë etnike, e cila do të shpërthejë fuqishëm dhe do t'u japë fund një herë e përgjithmonë çmendurive të këtyre ''arnautëve'' të pa tru e të pafe, që vazhdojnë ta shtyjnë kombin tonë drejt honit të harresës, skamjes e turpit.

Do të doja të thosha se kjo klasë politike nuk e ka të gjatë, pasi është një shtresë e kalbur dhe sado që mundohet të qëndrojë, nuk ka për t'ia arritur qëllimit, sepse populli ynë është vjelë nga premtimet e tyre.

“Vullneti i sovranit qëndron mbi vullnetin e të gjithëve". Ja pra përse kjo klasë politike së shpejti do të ndryshojë. Sepse, ky është vullneti i sovranit. Shpejt ajo do të zëvendësohet nga një klasë më e integruar dhe ju siguroj se Shqipëria etnike i ka të tilla potenciale drejtuese.

Do të vijë së shpejti dita kur ne do të jetojmë si të gjithë qytetarët e tjerë të Evropës; do të vijë së shpejti dita kur figura e qytetarit shqiptar nuk do të denigrohet më për shkak të kësaj klase politike; do të vijë së shpejti dita kur kultura politike do të ngrihet në të njëjtin nivel me kulturën qytetare shqiptare...
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
22:19 / 21.05.2013
Zach Galifianakis, Foto: Getty Images

Galifianakis fton një të pastrehë në premierën e filmit

Komiku Zach Galifianakis ka bërë një gjest mjaft tërheqës në premierën e filmit “The Hangover Part III” në Los Ange...
Teknologji
0:14 / 22.05.2013
Apple. brendi më i vlefshëm në botë

Apple. brendi më i vlefshëm në botë

Të gjithë e dinë se aksionet e Apple janë duke teposhtëzen gjatë disa muajve të fundit, por a është kjo rënie duke nd...
Ekonomi
16:26 / 21.05.2013
Foto: Ilustrim

Disa lagje në Prishtinë pa rrymë gjatë tërë ditës

Që nga orët e hershme të mëngjesit nuk po punon një linjë e energjisë elektrike në rrugën “Mustafë Statovci” në ...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.