Tregimet e epokës së njerëzve të pavdekshëm

23:25 / 29.11.2012

Ylfete Aliu Osmani
Ylfete Aliu Osmani

Për njëqindvjetorin e pavarësisë së shtetit shqiptar, në çdo cep mbretërojnë ngjyrat kuq e zi. Në sheshin e papërfunduar të Prishtinës mbretëronte atmosferë gëzimi. Të gjithë kishin dalë ta gëzojnë këtë ditë të paharruar, të pakthyeshme, të pakrahasueshme. Shqipëria i bëri 100 vjet shtetësi. Është e pa përshkruar ndjenja e shqiptarëve.

Por, siç ndodhë përherë në ditë të tilla, po gjurmuam pak përtej ndjenjës së gëzimit dhe festimit, do ta gjejmë tek secili mallëngjimin për ata që na lanë. Nuk di se si do ta kishin përjetuar ata këtë moment. E di vetëm se kam shumë mall aq sa dua të zgjas festa po aq dua t’i kujtoj. T’i kujtoj historitë e atyre që kanë një emër të përbashkët, që edhe po të flasësh pa emra, të gjithë i njohin. Janë aq të ngjashëm e aq të identifikuar me njëri-tjetrin. Ngjashmëria e tyre vije nga dashuria e përbashkët për shqiptarinë, dashuria e pafundme për flamurin kuqezi.

Epoka e të pavdekshmëve të Kosovës fillon me: Ai e ka dashur shumë Kosovën, e ka dashur pa fund Shqipërinë, ai ka vepruar dhe krijuar grupin ilegal për Kosovën Republikë. Zëri i tij ishte pjesë e refrenit “Republikë kushtetutë, ja me hatër ja me luftë”, të cilin refren ndonëse e pllakosi heshtja me vite, çdo kënd i qytetit sikur e kishte mbajtur në mend dhe e rikthente me jehonë më të fuqishme duke u transferuar në refrenin “Pavarësi”. Ai mbante me vete flamurin kuqezi. Grupi ilegal u zbulua dhe u shkatërrua shume herët duke burgosur gati të gjithë.
Tregimi tjetër është: Pasi ishte zbuluar nga regjimi serb, ai nuk donte të binte në dorë të pushtetit të atëhershëm. Kishte hapur zjarr në lagjen Kodra e Diellit dhe pas orëve të tëra të rezistencës... ia ktheu nëntorin nëntorit, ashtu si tregimi i tij që flet për dritën e varreve në Nëntorin e shenjtë.

Ai dhe ajo ishin përbetuar të mos ndahen deri në vdekje. Nuk është veç rrëfim dashurie, është më tepër madhështi. Tregim që shfaqet i bukur , i trishtuar, por i madhërishëm njëkohësisht...

AI ishte kthyer në shtëpi për të kaluar natën, por qe rrethuar dhe pastaj... pastaj.... Në mars 1998, kur edhe hëna varej si lot në pemët tona, kur deri në Prishtinë dëgjoheshin gjëmimet e topave, lajmi i hidhur erdhi si vdekja: vdekja e trishtuar që mblidhte trimat e Kosovës....

Sa e sa histori të tilla shfletohen në festat e tilla, sa e sa fytyra me emrin e përbashkët, pavdekësi.
Por, ka edhe një tregim....

AI kishte dal të luftonte i motivuar nga rruga e drejtë që do ndiqte, rrugë që do të dëshmohej. Ai po kthehet fitimtar. Është ky përfundimi i njërit nga ato tregime, pikërisht në 100 vjetorin e pavarësisë së shtetit shqiptarë: tregim për trimat e Kosovës, vendit që edhe 95 vite tjera luftoi për pavarësi.

 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
12:40 / 25.05.2013
Kleoniki Delijorgji, Miss Shqiperia 2012

Miss Shqipëria 2013, përzgjedhje të vajzave edhe nga Kosova

Të hënën më 27 prill në restorantin Golden në Prishtinë, do të organizohet përzgjedhja e bukurosheve për Miss Shqipë...
Teknologji
19:43 / 24.05.2013
Laptopët e rinj, 50 për qind jetë më të gjatë të baterisë

Laptopët e rinj, 50 për qind jetë më të gjatë të baterisë

Windows 8 nuk ka bërë shumë për t’i tërhequr njerëzit të blejnë pajisje elektronike, si laptop apo kompjuterë person...
Ekonomi
11:57 / 25.05.2013

Amerikanët kthehen në AKP, vetëm me njerëz profesionistë

Dorëheqja e kryetarit të Agjencionit Kosovar të Privatizimit, Blerim Rexhës, nuk është akt i mjaftueshëm për të kthyer...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.