“Edhe unë jam për bashkim”

14:26 / 8.12.2012

Ylfete Aliu Osmani
Ylfete Aliu Osmani

Për 28 nëntor, në Prishtinë u inskenua “Zyra e regjistrimit civil” në sheshin “Nënë Tereza” . Ky imazh politik fliste për realizimin e një ëndrre: pajisjen e kosovarëve me pasaportë shqiptare. Shumëkush e përgëzoi idenë, por kishte edhe nga ata që e panë me skepticizëm. Sidoqoftë, kjo skenë u shndërrua në një tendencë për të hapur kufij dhe thyer barriera, për të krijuar platformë të përbashkët shqiptare. Dhe, bëri bujë, madje edhe ngriti çështjen e zyrtarizimit.

Midis këtyre rrjedhave, sikur ta kishte ndjerë thellë valën që na përshkoi të gjithëve, djali im trevjeçar, me thjeshtësinë e fëmijës, ende nuk e largon nga rrobat një emblemë ku shkruan: “Edhe unë jam për bashkim”. Tek ngul këmbë ta vendos në çdo xhaketë që e vesh, deklarimi i tij i pavetëdijshëm “edhe unë jam për bashkim” bëhet i natyrshëm, plotësisht i pranueshëm dhe i zakonshëm.

Ndonëse gjithmonë kam menduar se edukimi i fëmijëve kërkon të jemi të avancuar nganjëherë edhe ta tejkalojmë vetveten, shpesh më kujtohet Scott Pack, i cili thotë: “Fëmijët tanë janë shigjeta të së ardhmes. Ata e duan shigjetarin e mirë dhe shënjestrën e saktë për t’i drejtuar atje ku duhet. Pa u përpjekur t’i diktojmë, t’i bëjmë të na ngjasojnë, apo t’i kuptojmë thellë, duhet ta dimë se fëmijët janë shigjetat e së ardhmes, kurse e ardhmja është ndryshe nga ne, nga koha jonë dhe nga gjithçka e së sotmes....” .

Kjo ma kujton paraqitjen skenike të kosovares Rita Ora, e cila për klipin e xhiruar në Prishtinë “Shine Ya Light” me këtë rast deklaroi: “E kam shkru këtë kangë... when I knew that we needed a light... e kam xhiru në Prishtinë, edhe jam knaq...”. Kështu, duke ju rikthyer përherë vetvetes dhe origjinës së vet ajo përfiton zemrat e të tjerëve dhe krijon një personazh unik për të gjithë, shqiptarë e jo shqiptarë .

Fraza e shkëputur e Scott Pack të kujton përgjegjësinë që e bartim edhe pse ekziston pamundësia për të ndryshuar tendencat e së ardhmes, civilizimit dhe globalizimit. Megjithatë “shigjetari dhe shënjestra e saktë” janë ato që na tregojnë se edukimi i fëmijëve tanë mund të jetë i karakterizuar me elementet e origjinalitetit të vet, gjë që i bën ata të jenë ndryshe, të veçantë, të pakrahasueshëm dhe unikë në botën e shumëllojshme duke jetuar krahas me popujt e tjerë.

Edhe nëse aktualiteti flet për eufori shqiptare, qoftë edhe veç ideologji, e rëndësishme është se tani për tani askush më nuk mund ta ndaloj këtë ideologji të thyej mure, të hap kufij dhe përcaktoj rrugëtime të përbashkëta.

Ne që jetuam në kohën e luftërave e dimë se vetëm vizionarët e fuqishëm i mbijetojnë trysnisë shekullore për zhvlerësim dhe vetëm vizionarët e qëndrueshëm janë ata që dinë të cilësojnë dhe ruajnë vetit e çmuara të identitetit.

Fatmirësisht, kombëtarizimi po bëhet gjë e natyrshme tek fëmijët tanë. Na mbetet ta kultivojmë si duhet pjesën e traditave, kulturës dhe gjuhës. Koha do të punojë në favorin tonë, që duke u nisur nga sublimja, kultura dhe traditat tona, të nxisim krijimin objektiv të një mekanizmi të përbashkët zhvillimor .

 

 

 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
22:09 / 22.05.2013
Lyrical Son dhe Mc Kresha

Lansohet kënga e re e Kreshës, Lyricalit dhe Kaos

MC Kresha, Lyrical Son dhe Kaos kanë publikuar këngën e tyre të re, të titulluar “Sa Mirë Me Kon Une”.
Teknologji
16:26 / 22.05.2013
MessageMe bën 5 milionë përdorues

MessageMe bën 5 milionë përdorues

Aplikacionet për dërgimin e mesazheve po bëhen gjithnjë e më të famshëm, ndërsa i fundit, MessageMe, i cili është në...
Ekonomi
8:50 / 23.05.2013
Foto: Ilustrim

BE rrit luftën kundër evazionit tatimor

Liderët e Bashkimit Evropian janë pajtuar për një shkëmbim automatik të informacioneve bankare anembanë bllokut, deri n...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.