Lotët e axhës Haxhi

0:47 / 10.12.2012

Nebi Mërseli
Nebi Mërseli

Nuk ka më rëndë se të shohësh lotët e plakut. Përlotja dhe dënesja e plakut Haxhi Musa rrëzon kuptimin e burrërisë. E aty ku humbet burrëria, humb edhe kuptimi për jetën, për familjen dhe shoqërinë. Dhe, lotët e tij sot dolën nga përjetimi i trishtë. Ishte rrahur nga të rinjtë maqedonas. I doli në mbrojtje vajzës 15-vjeçare shqiptare që ishte shënjestër e grupeve të orkestruara të të rinjve maqedonas, që deshën me thikë të lënë vragë në trupin e shqiptarëve në pjesën perëndimore të Shkupit.

E, ky epilog ishte paralajmëruar gjatë ndeshjes së futbollit, ku Shkëndija qe e detyruar të lëshojë stadiumin në Gjorçe Petrov nga brohoritjet antishqiptare, sulmet në terren ndaj lojtarëve nga ana e maqedonasve. Aty nuk intervenonte policia. Siç edhe nuk intervenoi në autobusin numër 2, kur 300 “Komitë“ deshën të linçojnë shqiptarët. Dëshmitarët shqiptarë të tmerrit thanë se disa policë shqiptarë i kanë shpëtuar nga më e keqja.

Dhe, hesht policia, heshte qeveria, hesht edhe BDI-ja. Hesht edhe opozita shqiptare. Menduh Thaçi më shumë e ka dertin nëse Ramush Haradinaj do të bëhet kryeministër, sesa të merret me problemet jetike të shqiptarëve, kur veç më partia në pushtet nuk është e zonja të mbrojë shqiptarët.

Po të ishin rrahur sot dy pleq maqedonas dhe sulmuar një 15-vjeçare, Gruevski dhe Jankullovska do t'i qitnin forcat speciale për të lar lesh në shqiptarët e Shkupit.

Pas kësaj që ndodhi, sot në Shkup nuk ka më kuptim durimi për euro-integrime, kur edhe ashtu s’ka asgjë nga Brukseli. Nuk ka si të arsyetohet më me mbetje në qeveria Teuta Arifi dhe BDI-ja.

Rrahja erdhi vetëm disa ditë pasi në Shkup u thanë fjalë të mëdha për bashkim. Berisha, Ahmeti dhe Thaçi nuk jetojnë në Shkup. Erdhën dhe thanë fjalë të mëdha, ndërsa shqiptarëve ua lanë durim-dajakun.

Porosia për shqiptarët e Shkupit, Prilepit dhe gjithandej Maqedonisë është: “Ju ruajt Zoti”” Se për Sali Berishën, Ali Ahmetin, Hashim Thaçin, Ramush Haradinajn, Menduh Thaçin, Edi Ramën... maqedonasit nuk do të ndalin dajakun.

 

 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
20:28 / 25.05.2013

Asgjë mes Dafinës dhe Bluntit

Dafina Zeqiri ka mohuar thashethemet e fundit në media se ajo ka një lidhje me DJ Blunt, ndërsa ka qeshur me spekulimet që ...
Teknologji
17:54 / 25.05.2013
BarCamp i 13-të, grumbullon komunitetet më aktive në Kosovë

BarCamp i 13-të, grumbullon komunitetet më aktive në Kosovë

Edicioni i radhës i BarCamp Prishtina, sponsorizuar nga IPKO Foundaiton dhe që është i trembëdhjeti me radhë, me 29 maj 2...
Ekonomi
15:45 / 25.05.2013

AKR: Akuzat ndaj Ismajlit, me karakter elektoral

Aleanca Kosova e Re, ka reaguar ndaj shkrimeve nëpër media, në të cilat ministri ri i Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismajli, a...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.