Mësime politike... nga Messi!

20:14 / 11.12.2012

Faik Krasniqi
Faik Krasniqi

E kisha parashikuar që rekordi i Gerd Myler nga Lionel Messi do të thyhej në datën 9 dhjetor... dhe, u thye. Fitorja 2-1 ndaj Betis në ndeshjen e të dielës ka gëzuar Lionel Messin, i cili ka thyer rekordin 40 vjeçar të Gerd Myler, duke shënuar 86 gola në një vit kalendarik. Por, në këtë vit historik për të, argjentinasi mendon se është një futbollist tjetër që e meriton “Topin e Artë”, shoku i tij i skuadrës, Adres Iniesta.

“Nuk do të më vinte aspak keq sikur ‘Topin e Artë’ ta merrte Andres Iniesta. Ai e meriton plotësisht atë për gjërat që po bën ndeshje pas ndeshje. Një trofe i tillë do të ishte një çmim edhe për skuadrën”, tha Messi në përfundim të ndeshjes.

Sipas tij, rekordet e thyera janë shumë të bukur, por e rëndësishme është të sigurohen trofetë në fund të sezonit.

“Është shumë gjë e bukur të thyesh këtë rekord, për atë që nënkupton, por është më e rëndësishme fitorja që na mundëson të ruajmë distancën me pjesën tjetër të skuadrave, kjo është ajo që kërkonim nga kjo ndeshje. Objektivi im kur filloi sezoni ishte të arrija edhe një herë të fitoja gjithçka në nivel skuadre: Kampionatin, Ligën e Kampioneve dhe Kupën. Ky vazhdon të jetë objektivi kryesor”, konfirmoi sulmuesi argjentinas.

Sa kënaqësi është të dëgjosh mesazhe të tilla modestie e dashurie dhe respekti për shokun dhe punën e tij.

Një deklaratë e tillë s’ka si të mos të prekë zemrën e çdo njeriu, si dhe xhelozinë për këtë nivel të lartë të mirësisë e dashurisë njerëzore. Fituesi i ''Topit të Artë'' dhe lojtari më i mirë në botë në këto katër vitet e fundit, ''jashtëtokësori'' apo ''gjeniu i futbollit'', Lionel Messi, i cili meriton më shumë se kushdo tjetër çdo lëvdatë e nderim, jep shembuj të tilla modestie, respekti, për punën e shokut dhe frymën e ekipit, jo të unit.

Ai (Messi), një futbollist i thjeshtë, pa çka se më i miri në botë, u jep leksione edhe politikanëve dhe udhëheqësve kudo në botë, sidomos atyre në vendin tonë, që duan të vdesin në krye, për rotacionin njerëzor edhe në vlerësim dhe që vënë mbi të gjithë shpirtin e ekipit, frymën e kolektivitetit mbi atë të unit, të njëshit. Kishim edhe ne shqiptarët një thënie të madhe e të mençur popullore: “Trimi i mirë me shokë shumë”, pa çka se trima e djem të zotët si Messi i kanë shokët e rrallë.

Por, tek ne ajo shprehje e bukur është lënë në harresë nga praktika e sundimit dhe e kultit të individit! Dhe, për këtë quhet Lionel Messi, një lojtar i madh, se nuk është vetëm loja që ja rrit këtij njeriu, prestigjin, por është njerzillëku dhe respekti që ka për ata që e ndihmojnë atë që të jetë një lojtar i madh dhe një i tillë është dhe Iniesta, që me lojën e tij, bashkë me Xavin, i japin Messit atë shërbim që ai kërkon në çdo kohë.

Është i vetmi lojtar në botë që s'ka asnjë lloj tangarlliku dhe që respekton të tjerët. Prandaj, nuk ka asnjë dyshim që edhe për herë të katërt radhazi, lojtari më i mirë në botë në këto katër vitet e fundit, ''jashtëtokësori'' apo ''gjeniu i futbollit'', Lionel Messi, do të fitojë ''Topin e Artë'', jo vetëm shkaku i thyerjes së rekordeve botërore të lojtarëve më të mëdhenj në histori të futbollit, por se një gjë të tillë e meriton.

 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
13:28 / 24.05.2013
Beyonce

Beyonce me linjë të saj të modës

Beyonce ka krijuar linjën e saj personale të modës të quajtur “Beyonce Boutique” për ueb-faqen Rent the Runway, ku das...
Teknologji
13:50 / 24.05.2013
Huawei të debutojë me Ascend P6

Huawei të debutojë me Ascend P6

Muajin e ardhshëm, saktësisht më 18 qershor, Huawei do të mbajnë një ngjarje të re mediale, në të cilën thuhet se do ...
Ekonomi
11:58 / 24.05.2013

Qerimi shpërblen “Altima”n me 825 mijë euro

Kryeshefi ekzekutiv i Postës dhe Telekomit të Kosovës Ejup Qerimi, ka shpërblyer kompaninë kroate “Altima”, me të cil...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.