Të hiqet imuniteti ligjor për njerëzit e zgjedhur në pushtet!

14:53 / 22.12.2012

Imuniteti i shërben një deputeti vetëm për t'i dhënë më shumë liri atij, për të zgjidhur probleme të zgjedhësve të vet. Në asnjë mënyrë një deputet nuk mund të ketë imunitet kur kryen krim. Ligji është i barabartë për të gjithë shtetasit, thotë Kushtetuta e çdo vendi demokratik në botë. Për të gjykuar një deputet ai - pavarësisht statusit që ka - duhet t'i dorëzohet ligjit.

Dikush do të thotë se mundet që pushteti gjyqësor të jetë në duart e një partie të caktuar dhe mundet që ky të kthehet në vegël e saj, për të shtypur kundërshtarët politikë? Nëse është e tillë, atëherë ajo sillet me të njëjtin standard dhe me popullin e thjeshtë, atëherë kush do të jetë instrumenti që do ta rregullojë këtë sistem, nëse deputetët nuk kanë vetë probleme me të?

Të katër pushtetet reformohen vetëm kur kanë përplasje mes tyre. Por, një pyetje këtu mund të jetë p.sh.: "A është i njëjtë statusi i deputetit në çdo Kushtetutë demokratike”? Në vendet e zhvilluara nuk i kushtojnë shumë rëndësi këtij fakti ordiner, ku deputeti të jetë i imunizuar për krimin, pasi niveli edukativ i kandidatit nuk përkon me të tilla dyshime. Dhe, nëse ndodh që një deputet të kryej krim, ky mund të jetë një rast shumë i veçantë dhe kurrë nuk mund të ngrihet kush, që ta mbrojë në grupin e tij politik.

Nëse në një Parlament njëra gjysmë ngrihet për të mbrojtur deputetin e tyre, nga dyshimet e ngritura nga pala kundërshtare, atëherë ky nuk është një Parlament në shërbim të popullit, por të mafiozëve politik. Këtu bie morali: ai nuk mundet të vazhdojë. Secili deputet ka të drejtën, që nëse dyshon për qëndrimin e gjyqësorit, ta çojë çështjen në gjykatën ndërkombëtare, e kështu ai, jo vetëm fiton të drejtën, por dhe dëmshpërblimin.

Sot të gjithë ne e dimë që shumë nga deputetët e secilit grup parlamentarë pasurohen nga motive të dobëta, dhe përsëri i votojmë. Përse ndodh kjo? E pra, kjo ndodh sepse ne jemi një popull jo cilësor. Askush nuk mund të rizgjidhet nëse vet populli është i ndërgjegjshëm dhe i moralshëm. Unë nuk di ndonjë deputet që ka krijuar pasuri nëpërmjet korrupsionit dhe të mos ketë fituar besimin e zgjedhësve për të paktën tre legjislatura.

Një tjetër fatkeqësi për cilësinë e deputetit, është se kemi një vend shumë të vogël e kështu konkurrenca intelektuale apo e njerëzve me vlera superiore është shumë e vogël, pra janë si ato qershitë e pshurrëta.

 

Komente

Vërejtje:
Telegrafi ka ofruar gjithmonë hapësirë të lire për komentime dhe për diskutim, me qëllimin e mirë të nxitjes së debateve. Por, për shkak të disa komentuesve të papërgjegjshëm, që keqpërdorin këtë mundësi, kemi vendosur ta ndryshojmë qasjen drejt komentimit të lajmeve. Tash e tutje, komentuesit në rubrikat "Lajme" dhe "Ekonomi", profilin e tyre duhet ta autorizojnë me email valid.

Çdo përdorues, në panelin "Settings" duhet të vendos emailin valid, e pastaj të kërkojë që në atë adresë elektronike t'i dërgohet linku për aprovim. Ky link duhet të klikohet, që të autorizohet profili përmes të cilit mund të komentoni.